Tirane, ofroj vend pune Drejtues Kantieri
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës per zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendim marrëse.
Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime të tjera:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit në këtë https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000274001/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 16/04/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës per zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendim marrëse.
Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit;
- Menaxhon devijimet në projekt;
- Përgatit dhe Menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Miraton cost raportet mujore të projektit;
- Menaxhon strukturën tekniko administrative të projektit;
- Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përcakton shtojcat e kontratatave (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes së tyre me kontratën;
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat si dhe aprovon penalitetet;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garanton zbatimin e proçedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit si dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, te kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin me sukses të projektit;
- Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkt;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në pune duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse.
- Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
- Ndjekja e periudhës së garancisë se defekteve kundrejt investitorit;
- Detyra të tjera që i ngarkohen;
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projektë ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër do të përbënte avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit në këtë https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000274001/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 16/04/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply