Tirane, ofroj vend pune Drejtues/e Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Billa & Co Shpk, një kompani e re, dinamike, me rritje vit pas viti në fushën e tregtimit të pllakave, parketit dhe hidrosanitareve,
kërkon një Drejtues/e Finance.
Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Te kontrolloje dhe te menaxhoje sistemin kontabël të shoqerise, për realizimin e performacës së kompanisë sipas objektivave që janë vendosur.
Detyrat kryesore:
· Deklarimet on-line libër blerje /shitje , deklarim FDP-te e TVSH-se , Sigurimet shoqërore &shëndetsore në Drejtorine Rajonale Tatimore sipas deadline-ve të percaktuara nga ligjistlacioni në fuqi.
· Ndjekjen e pagesave dhe detyrimeve financiare ndaj institucioneve shtetërore.
· Përgatit pasqyrat financiare, bilanc, P&L, Cash Flow, lëvizjen e kapitalit, palët e lidhura sipas formatit dhe deadline-ve të përcaktuar .
· Mbikqyr dhe udhëzon operatorët të cilet hedhin të dhena që prekin kontabilitetin.
· Mbyllja e bilancit për dorezim tek organet tatimore dhe dorezimi i tij përpara afatit përfundimtar dhe kryerja e veprimeve përfundimtare që i takon një Eksperti Kontabël.
· Kontroll i të gjithë sistemit të kontabilitetit të kompanisë.
Kualifikimet / Kërkesat
· Duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë në Finance- Kontabilitet.
· Duhet të ketë minimum 3 vjet eksperiencë si Drejtues/e finance.
· Duhet të njohë shumë mirë legjislacionin fiskal.
· Duhet të njohë Standartet Ndërkombetare të Kontabilitetit.
· Duhet të ketë aftësi shumë të mira në programin financiar Navision si dhe në Microsoft Office.
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
· Të ketë aftesi shumë të mira negocimi dhe komunikimi.
· Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.
Shënime
Të interesuarit për këtë pozicion, të dërgojnë cv-në me foto në adresën: info@billa.al me subjekt “CV Drejtues/e Finance”.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë gjatë së cilës do ti nënshtrhen një testimi.
Apply WhatsApp