• Tirane, ofroj vend pune DREJTOR SHITJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

DREJTOR SHITJESH




DETYRAT E POZICIONIT
- Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.
- Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
- Analizon dhe vlereson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
- Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
- Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
- Realizon propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve të reja.
- Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.
- Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që ofron kompania.
- Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar në afatet e kërkuara.
- Kontrollon kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse para finalizimit të kontratës.
- Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.
- Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
- Mban marrëdheniet me përfaqësuesit e agjencive Real Estate.
- Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
- Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur ka marrëdhënie kleringu.
- Kontrollon draft kontratën e porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt, në bashkëpunim me departamentet Juridik, Teknik, Financiar.
- Realizon objektivat e zhvillimit të biznesit për projektet që mbulon dukekontribuar në informacionet dhe rekomandimet në planet strategjike të kompanisë. Negocion me pronaret e tokave për finalizimin e kontratave të shkëmbimit, ndjek vazhdimisht projektet zhvillimore, si edhe ndarjen e pjesëve takuese për pronaret e tokave pas finalizimit të projekteve zhvillimore.
- Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, levizjet e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e levizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
- Rekomandon politikat e çmimit dhe ofertat e ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
- Krijon oferta të personalizuara me klientet duke përshtatur nevojat e klienteve me llojin e produktit që kompania ofron.
- Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
- Sygjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve kundrejt audiencës së interesuar.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar. Të avantazhuar kandidatët me experience në drejtimin e ekipeve të shitjeve si Menaxher/Drejtor.
Aftësi:
- Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
- Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top