Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh – Projekte Fotovoltaike & Energjetike
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Të udhëheqë strategjinë dhe performancën e shitjeve për projekte fotovoltaike dhe energjetike, duke rritur portofolin e klientëve dhe të ardhurat e kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve për projekte fotovoltaike dhe energjetike.
- Drejton dhe menaxhon ekipin e shitjeve, vendos objektiva dhe monitoron performancën.
- Zhvillon marrëdhënie strategjike me klientë të mëdhenj (B2B, institucione, investitorë).
- Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zgjeron tregun.
- Mbikëqyr procesin e ofertimit, negocimit dhe finalizimit të kontratave.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet teknike dhe financiare për zhvillimin e projekteve.
- Analizon tregun, konkurrencën dhe trendet në sektorin e energjisë.
- Menaxhon buxhetin e shitjeve dhe parashikimet financiare.
- Përfaqëson kompaninë në evente, panaire dhe takime biznesi.
- Siguron kënaqësinë dhe besnikërinë e klientëve strategjikë.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë universitare në biznes, inxhinieri elektrike, energji ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e konsiderueshme në shitje, preferohet në sektorin energjetik ose projekteve fotovoltaike.
- Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve dhe strategjive të shitjes.
- Njohuri të mira të tregut të energjisë dhe teknologjive fotovoltaike.
- Aftësi të shkëlqyera negocimi, komunikimi dhe lidershipi.
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe zhvillimit të biznesit.
- Aftësi analitike dhe strategjike.
- Njohuri të gjuhës angleze (e domosdoshme).
- Patentë drejtimi (preferohet).
Kushtet e punës:
- Paketë konkurruese (pagë + bonus bazuar në performancë).
- Rol strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kompanisë.
- Trajnime dhe zhvillim profesional.
- Ambient dinamik dhe mundësi avancimi në karrierë.
Apply WhatsApp