Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketing
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
Njoftim për vend të lirë pune
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.
Pozicioni i punës: Drejtor/e Marketing
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Tirane
Përmbledhje:
Drejtori/e Marketingut të pasurive të patundshme është pergjegjes për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive marketing. Ai/ajo është përgjegjës për krijimin dhe komunikimin e markës së kompanisë për të sjellë rritjen e biznesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të marketingut në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë;
- Harton dhe monitoron planin vjetor marketingu dhe buxhetin përkatës i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë dhe direktivat nga Grupi;
- Formulon, drejton dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe politikat për të promovuar produktin dhe shërbimet e kompanisë, në bashkëpunim me agjencitë e reklamimit dhe promocionit;
- Bashkëpunon me menaxherët e shitjeve për hartimin e politikave e strategjive të çmimit;
- Menaxhon marketingun dixhital, mediat sociale, media planet dhe website-in e kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të përditesuara dhe në përputhje me strategjinë e komunikimit.
- Menaxhon proceset e komunikimit të brendshëm të kompanisë-sipas udhëzimeve, kërkesave dhe direktivave të Grupit
- Përgatit analiza ekonomike dhe tregtare (konkurrenca, cmimet, kenaqesia e klientit) për të identifikuar dhe monitoruar tregun potencial për produktin si dhe trendet në industrinë në cilën operon kompania.
- Përcakton buxhetet dhe organizon eventet e bamirësisë, sponzorizimeve dhe aktiviteteve të tjera të përgjegjësisë sociale të kompanisë në përputhje me planin stategjik të Grupit.
- Vepron si zëdhënës i kompanisë në raport me mediat, publikun dhe palët e interesuara.
Kualifikime dhe aftësi:
- Diplomë universitare në Marketing (diplome Masteri MBA përbën përparësi)
- Minimumi 10 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
- Të ketë eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe fushatave të marketingut mix
- Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të stafit
- Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet
- Aftësi të shkëlqyra ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të larta menaxhimi
- Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e dhe të ndërmarrë iniciativa
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze
- Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike.
Kushte e punës: Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri më datë 08 Shtator 2017. Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
Apply