Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te Finances
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Drejtor Departamenti Finance (CFO) për një ndër kompanitë më të mëdha dhe të konsoliduara në vend në prodhim.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Përgjegjësitë Kryesore:
- Mbikqyr kontabilitetin, kontrollin dhe raportimin e tyre në kohë dhe me saktësi;
- Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr ekipin e kontabilitetit dhe financave duke siguruar një performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit dhe të dhënave të besueshme financiare;
- Koordinon përgatitjen e pasqyrave, raporteve, analizave financiare dhe raporteve të vecanta informative;
- Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet me qëllim ofrimin e rekomandimeve të duhura;
- Mban dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë dhe të raportimit financiar;
- Krijon, koordinon dhe vlerëson programet financiare dhe sistemet e informacionit mbështetës të kompanisë përfshirë buxhetimin, planifikimin e taksave dhe ruajtjen e aseteve;
- Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike të biznesit dhe/ose operacionale, projekteve, programeve dhe sistemeve;
- Suporton CEO-n të zbatojë dhe drejtojë një kulturë (financiare dhe operacionale) të orientuar drejt performancës, duke e këshilluar atë dhe duke kontribuar në udhëheqjen e përgjithshme të kompanisë;
- Vendos dhe zbaton qëllime, objektiva, politika dhe procedura operative afatshkurtër dhe afatgjatë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
- Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në Financë-Kontabilitet;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
- Njohuri të avancuara të MS Office dhe programeve financiare;
- Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim, buxhetim, dhe parashikime financiare;
- Aftësi të mira drejtuese, analitike dhe vendimmarrëse.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al