Tirane, ofroj vend pune Drejtor Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Drejtor Finance
Përshkrim i përgjithshëm
Drejtori i Financës është përgjegjës për drejtimin e të gjitha aspekteve financiare dhe operacionale në kompani. Drejton, koordinon, administron dhe planifikon kontabilitetin dhe buxhetin e kompanise.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Drejton dhe monitoron të gjitha aktivitetet financiare, duke marrë kontrollin e përgjithshëm të funksionit kontabël të kompanisë;
- Harton, zbaton dhe monitoron proçedurat e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
- Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve;
- Koordinon dhe kontrollon stafin në varësi, në përgatitjen e pagave dhe benefiteve për të githë punonjësit e kompanisë;
- Merr pjesë në prokurimin dhe miratimin e blerjeve;
- Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur;
- Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë;
- Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulence ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si edhe rekomandimeve;
- Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës;
- Mbikëqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetor financiar të kompanisë;
- Përcakton dhe zbaton sipas sektorëve objektivat, politikat, procedurat financiare, në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet;
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si Drejtor Finance;
- Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
- Të njohë shumë mirë dokumentacionit financiar si dhe legjislacionit në lidhje me fushën e hoteleri turizmit;
- Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’, “Finance 5” dhe “Alfa”;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
Shënim: PREFEROHEN APLIKANTE QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.al; Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp