Tirane, ofroj vend pune Data Entry (Ekonomiste)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti të specializuar në ofrimin shërbimeve të kontabilitetit për tregun Italian, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Data Entry (Ekonomist).
Përshkrimi i Punës: Zhvillimi dhe mbajtja e parimeve dhe proçedurave të kontabilitetit nëpërmjet hedhjes dhe regjistrimit të faturave të sakta dhe në kohë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përpunimi i të dhënave dhe regjistrimi i të gjitha faturave të kontabilitetit për kompanitë Italiane.
- Përgatitja e përmbledhjeve periodike të transaksioneve financiare të cilat mund të përfshijnë bilancet, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Interpretimi dhe shpjegimi i rregullave, rregulloreve dhe politikave në lidhje me programet fiskale për klientët.
- Raportimi financiar mujor, tremujor dhe vjetor në zyrën e shtetit
Kërkesat për këtë pozicion:
Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë, dega Finance-Kontabilitet).
Eksperienca: Përbën avantazh eksperienca e punës në kompani Italiane në fusha të ngjashme.
Aftësitë dhe kompetencat:
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane (të shkruar dhe të folur).
- Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
- Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
- Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
- Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën Italiane duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp