• Tirane, ofroj vend pune COSTUMER SERVICE COORDINATOR

Dimension HR po kërkon të rekrutojë një COSTUMER SERVICE COORDINATOR për një nga qendrat më të mëdha wellness (Fitness, Spa, Sports Club) në Tiranë.




DETYRAT E POZICIONIT
· Udhëheq vizitorët të shohin ambientet e qendrës ose i drejton tek personat apo zyra e duhur në raste takimesh;
· Sigurohet që zona e recepsionit të jetë e rregullt dhe e paraqitshme, me të gjitha materialet e nevojshme;
· Jep informacion bazë dhe të saktë personalisht dhe përmes telefonit/email-it tek personat e interesuar;
· Krijon follow-up për klientët e interesuar dhe ndjek procesin deri në finalizimin e shitjes;
· Kontakton klientët aktual dhe të kaluar për feedback mbi ecurinë e tyre në palestër;
· Sigurohet që cdo klient të jetë i hedhur në sistem me të dhëna të sakta, foto, mjetin e identifikimit dhe pyetësorin shëndetësor;
· Sigurohet që instruktoret të paisin cdo klient me program stërvitor;
· Monitoron hyrje-dalje në ambientet e palestrës përmes aplikacionit;
· Porosit furnizimet për sendet e nevojshme dhe mban një inventar të tyre;
· Përditëson klasat në kalendar dhe planifikoni takime mes klientëve dhe instruktorëve;
· Mban shënim në sistem hyrje-dalje të stafit;
· Pergjigjet telefonatave duke dhënë informacionet e kerkuara;
· Orienton klientët mbi kerkesat e e tyre dhe realizon shitjet;
· Njofton eproret për kërkesa, problematika të ndryshme apo sjellje të klientëve;
· Zbaton me përpikmëri orarin e punës dhe rregulloren që ofron ambienti i punës;
· E hapur ndaj ndryshimeve momentale që duhet të bëhen për mbarëvajtjen sa më të mire të punës.




KRITERET E PUNËS:
· Te jete energjike,e shkathët dhe organizative.
· Të ketë njohuri të mira të paketës Office
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe sjellje.
· Të jetë e aftë për të punuar në grup.







Si të aplikoni?
Të interesuarit për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën rekrutime@dimensionhr.al me subjekt COSTUMER SERVICE COORDINATOR

Ju mirepresim!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top