• Tirane, ofroj vend pune Content Creator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Content Creator për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Përgjegjësitë:​

  • Krijimi i përmbajtjes kreative për rrjetet sociale, uebfaqe, blogje dhe platforma të tjera digjitale.
  • Hartimi i teksteve tërheqëse për postime, përshkrime produktesh, email marketing dhe fushata promovuese.
  • Prodhimi dhe/ose menaxhimi i përmbajtjes vizuale si foto, video, infografika etj.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin e strategjive të komunikimit dhe përmbajtjes.
  • Monitorimi i performancës së përmbajtjes dhe adaptimi i saj sipas nevojës.
  • Qëndrimi i përditësuar me trendet më të fundit në media sociale dhe marketing digjital.


Kualifikimet:​

  • Eksperiencë e mëparshme.
  • Aftësi shumë të mira shkrimi në shqip dhe/ose anglisht.
  • Njohuri në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn, etj).
  • Aftësi në përdorimin e Canva, Photoshop, Premiere Pro ose aplikacione të ngjashme (sipas nevojës).
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.


Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top