• Tirane, ofroj vend pune Content Creator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Eksperienca
vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Content Creator për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes me ndikim që përshtatet me strategjinë tonë të marketingut dhe identitetin e brendit.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Krijimi i përmbajtjes origjinale për rrjetet sociale, reels.
  • Planifikimi dhe menaxhimi i kalendarit të përmbajtjes në bashkëpunim me ekipin e marketingut.
  • Krijimi i skripteve dhe pjesëmarrja në prodhimin e materialeve vizuale (video).
  • Analizimi i performancës së përmbajtjes dhe përshtatja e saj për rezultate më të mira.
  • Rrjedhshmëri në përdorimin e platformave si Instagram, TikTok, Facebook.
  • Përshtatja e tone-of-voice sipas audiencës dhe kanalit të komunikimit.
  • Hulumtimi i trendeve të reja për përmbajtje kreative dhe inovative.
  • Bashkëpunimi me dizajnerë grafikë, videografë dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit për prodhimin e përmbajtjes cilësore.
Kualifikimet që kërkohen:
  • Eksperiencë e mëparshme si Content Creator.
  • Aftësi shumë të mira në storytelling.
  • Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe trendet e fundit të përmbajtjes digjitale.
  • Kreativitet i lartë dhe aftësi për të menduar jashtë kutisë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri bazë në dizajn grafik (Canva, Adobe Suite) është përparësi.
Të gjithë aplikantët kërkohet të paraqesin një portfolio punësh. Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në cilësinë estetike të portofolios si dhe në përputhshmërinë me kërkesat tona.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top