Tirane, ofroj vend pune COMMERCIAL DIRECTOR
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Dimension HR po kërkon të rekrutojë një COMMERCIAL DIRECTOR për një nga kompanitë më të mëdha që operon në sektorin e energjisë së rinovueshme.
DETYRAT E POZICIONIT
Detyra te Marketingut
Detyra te shitjes
Detyra menaxheriale
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË
Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
Eksperienca: Preferohen kandidatë me mbi 5 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
Aftësitë:
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [COLOR=#558e0a]rekrutime@dimensionhr.al[/COLOR] me subjekt « COMMERCIAL DIRECTOR »
Ju mirepresim!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
DETYRAT E POZICIONIT
Detyra te Marketingut
- Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore.
- Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjeve, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
- Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve dhe ndjekja e realizimit të tij.
- Përfaqësimin i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
- Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
- Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitar dhe ia prezanton ato Bordit;
- Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
- Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
- Menaxhimi i marrdhenieve me agjensitë e reklamave dhe palët e treta;
- Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
- Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
- Formulon, drejton dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe politikat për të promovuar produktin dhe shërbimet e kompanisë;
- Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
Detyra te shitjes
- Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat.
- Propozon oferta të personalizuara për klientët;
- Komunikon kërkesat e klientëve tek Bordi para finalizimit të kontratës;
- Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja.
- Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
- Përgatit raportet javore/mujore të departamentit;
- Ndertimi dhe rifreskimi i database së klientit;
Detyra menaxheriale
- Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
- Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
- Identifikon nevojat për trajnim;
- Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta.
- Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
- Raporton tek Drejtori Ekzekutiv potencialet për projekte te reja të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
- Detyra të tjera që i caktohen;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË
Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
Eksperienca: Preferohen kandidatë me mbi 5 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
Aftësitë:
- Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet
- Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
- I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
- I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
- I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e kompanisë;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [COLOR=#558e0a]rekrutime@dimensionhr.al[/COLOR] me subjekt « COMMERCIAL DIRECTOR »
Ju mirepresim!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Apply WhatsApp