• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Brand Manager

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me klientët vendas dhe konkurrentët me mbështetjen e TCCC për të siguruar strategjinë e rritjes dhe planin për të maksimizuar biznesin e markës.
  • Përgjegjës për planin e marketingut të markës dhe kalendarin duke maksimizuar cilësinë dhe përsosmërinë në ekzekutimin dhe punën.
  • Harton planin e komunikimit për të mbështetur të gjitha markat.
  • Zhvillon platforma relevante lokale të komunikimit.
  • Kupton nevojat thelbësore të konsumatorit, së bashku me strategjitë konkurruese dhe aftësitë e sistemit për të identifikuar mundësitë dhe prioritetet kryesore të biznesit.
  • Kryen Analizën e Biznesit për të dhënë një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
  • Mbështet dhe propozon marka relevante në nivel lokal dhe përmirësimin e struktures së markës që do të ndikojë në rritjen dhe rentabilitetin e qëndrueshëm.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universitare në Marketing Ekonomik ose Administrim Biznesi.
  • Eksperiencë mbi 4 vjet në marketing.
  • Së paku 2 vjet eksperiencë në industrinë e FMCG, preferohet në kompani të pijeve.
  • Aftësi të forta në krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka një theks të fortë në tregti, promovim, shitje dhe partneritet.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe verbale,
  • I orientuar ndaj punës ne grup.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze (njohja e gjuhës Italiane do të konsiderohet një avantazh).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne hr@cocacola.al

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top