• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

BRAND MANAGER
Menaxher Rajonal per nje nga kompanit lider ne sektorin e paketimit ne Europe.

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i marketingut dhe shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
· Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjesh, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
· Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
· Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
· Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
· Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
· Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
· Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
· Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
· Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
· Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
· Krijon sherbime dhe paketa te reja;
· Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
· Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
· Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
· Komunikon kërkesat e klientëve tek Bordi para finalizimit të kontratës;
· Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
· Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
· Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjese ne procesin e rekrutimit te stafit ne varësi;
· Bashkëpunon me kryeshitësat për të gjeneruar ide dhe iniciative konkuruese dhe motivuese për shitesat;
· Mishëron kulturën e kompanisë dhe për të ruajtur shitje të larta në angazhimin e punonjësve;
· Bashkepunon me IT për të motivuar iniciativën e shitjes;
· Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta;
· Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
· Raporton tek Bordi periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
· Rifreskimi i database së klientit;
· Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
· Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 2 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:
· Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
· Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
· I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
· Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
· Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
· Pozitiv dhe entuziast;
· I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
· I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë leje drejtimi;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën info@ficom.al .

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15/09/2019
 


Apply
Back
Top