• Tirane, ofroj vend pune Barist/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Banakier | Kamarier
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Restoranti ynë fine dining, Casa Mandarine Kërkojmë një Barist/e energjik dhe i apasionuar pas kafesë, për të përgatitur dhe servirur pije të ngrohta e të ftohta me cilësi të lartë. Kandidati ideal është i komunikueshëm, i kujdesshëm dhe i përkushtuar për të ofruar përvojë të këndshme për çdo klient.

Detyrat kryesore:
  • Përgatitja e kafesë, espresso, cappuccino, latte, çajra dhe pije të tjera.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e aparaturave të kafesë dhe mullirit.
  • Sigurimi i pastërtisë dhe organizimit të banakut.
  • Shërbimi me buzëqeshje dhe profesionalizëm ndaj klientëve.
  • Regjistrimi i porosive dhe bashkëpunimi me kamarierët dhe kuzhinën.
  • Menaxhimi i stokut të kafesë, qumështit dhe përbërësve të tjerë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Përvojë pune si barist (2 vite).
  • Njohuri bazë për përgatitjen e kafesë dhe pijeve joalkoolike.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të ruajtur cilësinë e shërbimit.
  • Pamje e kujdesur, komunikim pozitiv dhe sjellje profesionale.
  • Fleksibilitet në orar dhe aftësi për punë në grup.
  • Njohja e anglishtes (ose një gjuhe tjetër të huaj) është përparësi.
Çfarë Ofron Kompania
  • Ambient pune luksoz dhe me standarde të larta profesionale.
  • Paga konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë.
  • Trajnime dhe mundësi për zhvillim të karrierës.
Apliko tani: Dërgo CV-në tënde në serviceandsuppliesltd@gmail.com
📞 Për më shumë informacion: 355686031555
Adresa: Rruga "Brigada 8".Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top