Tirane, ofroj vend pune Auditues i brendshem
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Auditues/e i Brendshëm (Profili Financë/Kontabilitet)
Përmbledhje:
Rafelo Group 2002 kërkon të punësojë një Auditues/e të Brendshëm, me profil Financë/Kontabilitet, për të siguruar pavarësinë, objektivitetin dhe profesionalizmin në kryerjen e auditimeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi. Pozicioni përfshin përmirësimin e efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe ofrimin e rekomandimeve për optimizimin e veprimtarisë së organizatës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Kryerja e auditimeve në përputhje me standardet profesionale dhe etike, duke respektuar afatet e përcaktuara.
- Zbatimi i detyrave audituese në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm.
- Ushtrimi i veprimtarisë me paanshmëri, objektivitet dhe profesionalizëm.
- Sigurimi i respektimit të Kartës së Auditit të Brendshëm, Kodit të Etikës dhe Manualit të Auditit të Brendshëm.
- Raportimi i menjëhershëm për çdo parregullsi apo veprim me ndikim të rëndësishëm në subjektin e audituar.
- Dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e proceseve dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm.
- Pjesëmarrja në ballafaqime me subjektet e audituara dhe diskutimi i çështjeve audituese me Drejtorin e Auditit të Brendshëm.
- Përditësimi i vazhdueshëm i njohurive dhe aftësive profesionale për të garantuar cilësinë e shërbimeve audituese.
- Mbajtja dhe garantimi i konfidencialitetit për të dhënat dhe informacionet e siguruara gjatë auditimeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë universitare në Financë ose Kontabilitet (studimet pasuniversitare përbëjnë avantazh).
- Njohuri të thelluara mbi:
- Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
- Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
- Standardet e Auditimit të Brendshëm.
- Eksperiencë e mëparshme mbi 3 vite në auditim ose në sektorët financë/kontabilitet.
- Certifikime profesionale (p.sh., CPA, CIA, ACCA) janë avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet.
- Objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (në të shkruar dhe folur).
- Gatishmëri për të udhëtuar sipas nevojave të organizatës.
Përfitimet:
- Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik dhe sfidues.
- Paketë konkurruese sipas performancës dhe nivelit të përvojës.
Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën e emailit: [hr@rafaelogroup.al] ose whatsapp +355685482193. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply WhatsApp