Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshëm i Lartë, Departamenti i Auditit të Brendshëm
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Siguron përfundimin me sukses të angazhimeve të caktuara të auditit, duke përfshirë planifikimin paraprak dhe aktivitetet e mbylljes. Organizon dhe planifikon aktivitetet e përditshme të auditorëve të tjerë të brendshëm të përfshirë në projekte auditi. Aplikon konceptet e riskut dhe të kontrollit në skenarët e hasur dhe identifikon çdo problem të mundshëm.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
Kërkesat për pozicionin:
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 19 maj 2021 në https://noafin.al/jobs.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
- Planifikon në mënyrë efektive dhe vepron si pergjegjës për të gjitha auditimet e zhvilluara brenda organizatës, duke caktuar Audituesit në aktivitete specifike të auditimit dhe duke rishikuar dokumentat e punës së auditimit për përshtatshmëri, pajtueshmërinë dhe përmbajtjen për të mbështetur gjetjet e auditimit;
- Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanise dhe jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm;
- Zhvillon, rishikon dhe analizon efektivitetin e vazhdueshëm të të gjitha programeve të auditimit;
- Kryen proceset e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave ;
- Siguron dhe shqyrton prova që dokumentojnë më së miri konkluzionet e auditimit;
- Kryen dhe/ose asiston në projekte speciale; ndihmon auditorët ose ekzaminuesit e jashtëm; dhe manaxhon pyetjet dhe kërkesat;
- Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme, duke përdorur aftësi, teknika dhe gjykime të përshtatshme të auditimit;
- Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe komunikon gjetjet dhe rekomandimet e auditimit në nivelet e duhura, përfshirë menaxhimin dhe Komitetin e Auditimit;
- Zhvillon një nivel të lartë të aftësive analitike dhe vlerëson efektivitetin e procedurave, ndarjen e detyrave dhe kontrollet e brendshme brenda zonës së caktuar ose projektit organizativ.
Kërkesat për pozicionin:
- Eksperiencë si auditor; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi; Aftësi në menaxhimin dhe kryerjen e auditimeve të ndryshme në kompani;
- Aftësi shumë të mira të kuptimit të qeverisjes, riskut, dhe kontrollit të përshtatshme për kompaninë;
- I orientuar ndaj detajeve; Aftësi analitike, organizative dhe udhëheqëse;
- Integritet i lartë dhe etikë profesionale;
- Aftësia për të trajtuar informacione konfidenciale dhe sensitive; Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur shpejt e me logjikë çështje komplekse;
- Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive çështjet komplekse te menaxhimi i organizatës, verbale dhe me shkrim, në një mënyrë të saktë e të mirëorganizuar;
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 19 maj 2021 në https://noafin.al/jobs.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.