• Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Pozicioni: Asistente Zyre

Kompania:
Grand Class Mobility and Services
Lloji i aktivitetit: Ndërmjetësim në tregun e pasurive të paluajtshme & ndërmjetësim në tregun e punës
Vendi i punës: Qendra e qytetit te Tiranes
Orari: Koha e plotë, 5 ditë në javë, orë pune standarde me pushim drekë
Raporton te: Drejtori i Zyrës

Përgjegjësitë kryesore
  • Kryerja e detyrave operative dhe teknike të zyrës (arkivim, organizim dokumentacioni, përgatitje materiale për takime, raporte të ndryshme)
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe partnerët; telefonata, email-e, koordinim kërkesash jo rutinë
  • Mbështetje në përgatitjen e kontratave, ofertave, prezantimeve dhe çdo dokument që kërkohet
  • Përditësimi i informacionit në databaza, portale online, dokumentacion elektronik
  • Sigurimi që të gjitha procedurat teknike të përfundojnë brenda afateve të caktuara
  • Ruajtja e etikës profesionale, respektimi i orarit dhe objektivave të punës
Kërkesat për kandidaten
  • Arsimimi: Të ketë mbaruar ciklin e lartë 3-vjeçar, ose një shkollë profesionale 2-vjeçare
  • Gjuha: Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar
  • Aftësi kompjuterike: Përdorim i paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint), email-profesional, internet; njohuri të teknologjive bazë digjitale
  • Karakteristikat personale dhe profesionalet:
    • Etikë pune e lartë, sjellje korrekte
    • Motivim dhe dëshirë për të mësuar vazhdimisht
    • Evitimi i gabimeve dhe përkushtim për cilësi në çdo detyrë
    • Organizim i mirë, aftësi për menaxhim kohe dhe prioritetesh
    • Komunikim i mirë, qetësi dhe sjellje profesionale
  • Përvoja e punës: Nuk është e nevojshme që të ketë përvoja te meparshme
Ajo që ofrohet

  • Mundësi e veçantë për të nisur dhe ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në një kompani serioze
  • Ambient pune komod, në qendër të qytetit, lehtësisht i aksesueshëm
  • Kushte pune shumë të mira, mbështetje për zhvillim profesional
  • Orar punë pa angazhime jashtë orarit
  • Objktiva të qarta & mbështetje
Nëse jeni vajzë energjike, ambicioze, që doni te punoni, të jepni më të mirën, dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi ku vlerësohet puna cilësore dhe profesionalizmi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj + një letër motivimi në adresën: hr@alltorecruit-gcms.com; evis.tasellari@gmail.com; me subjekt “Aplikim – Asistente Zyre”.
 


Apply
Back
Top