Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e ekskluzivitetit të emrit “SPAR”.
Pozicioni: Asistente Ekzekutive
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Ofron suport administrativ CEO-s së kompanisë dhe Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Detyra dhe Përgjegjësi:
• Ndihmon CEO-n në koordinimin dhe menaxhimin ditor të të gjitha detyrave administrative; përmes shpërndarjes së informacionit në raportet e drejtpërdrejta të CEO dhe menaxherëve të tjerë të interesuar;
• Organizon mbledhje të ndryshme, njofton pjesëmarrësit, konfirmon datat dhe oraret, rezervon sallën e mbledhjeve dhe përgatit materialet e nevojshme për mbledhje;
• Merr pjesë në organizimin dhe koordinimin e eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme.
• Harton dhe përgatit raporte, korrespondenca, memorandume, formularë, agjenda, vlerësime, prezantime, procesverbale të mbledhjeve, drejtori dhe tabela; korrigjon dokumentet për saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë me formatin e vendosur;
• Sigurohet që cdo raport dhe korrespondencë të ketë një nivel të lartë komunikimi;
• Merr pjesë në mbledhjet e Menaxherëve ose mbledhje të tjera sipas kërkesës dhe mban minutat e takimeve;
• Bën përmbledhjen dhe shpërndan informacionin e minutave të takimeve;
• Koordinon punën e shoferit të kompanisë për nevojat e ndryshme të kompanisë;
• Menaxhon shpërndarjen, aktivizimin, mbylljen e numrave të kompanisë dhe shërbimeve të tjera të telefonisë;
• Përgatitja e formateve të ndryshme për autorizimet sipas standarteve të kompanisë;
• Menaxhon shpërndarjen e karburantit për makinat e kompanisë;
• Koordinon firmosjen e dokumentacionit te derguar nga Drejtuesit e Departamenteve;
• Harton komunikime formale, newsleter, raporte, letra, etj;
• Bën rezervimet e biletave dhe hoteleve për vizitorët dhe ndjek deri në fund vizitat për cdo nevojë tjetër që mund të dalë;
Kërkesat:
a. Edukimi: Të kete kryer studimet e larta.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
d.Aftësi të tjera:
• Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar.
• I/e orientuar drejt rezultateve.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 05/08/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.”.
Apply