• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqeria Eco Market Food shpk, kerkon te punesoj:

Asistente Administrative

Përshkrimi i Punës

Siguron mbështetje administrative per te gjitha departamente.Ofron një imazh profesional të kompanisë përmes ndërveprimit në person dhe nëpërmjet telefonit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Komunikon dhe mban korrespondencën e postës elektronike në emër të CEO-s të kompanisë.
  • Organizon axhendën, mbledhjet dhe takimet e CEO-s, si dhe manaxhon disa detyra njekohësisht, duke ndjekur prioritetet.
  • Manaxhon të gjitha rezervimet e udhëtimeve për CEO-n.
  • U përgjigjet telefonatave menjëherë dhe me efikasitet.
  • Përgatit materialet dhe shkresat e ndryshme për kompanine.
  • Pergatit raporte te ndryshme sipas kerkeses se CEO-s
  • Kryen detyra administrative, si organizimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të zyrës, komunikimin, paraqitjen e dokumentacionit, korrespondencës, fotokopjimit, etj.
  • Eshte pergjegjese per mbajtien e arshives se kompanise, sipas protokollit hyres dhe dales te saj.
  • Mban protokollin e mbledhjeve te Administrates.
  • Ne mungese te drejtuesit te nje departamenti pret dhe mban maredhenie profesionale me klientet,
  • Analizon kerkesat e tyre per t’i referuar te personi perkates.
  • Ne mungese te CEO-s, ndjek problematiken e dites dhe raporton te ai.
  • Monitoron ndjekien e detyrave te lena nga CEO per Departamentet.
  • Pergatit dhe miremban dosjet e stafit, vertetime page, protokolle etj
  • Përgjegjëse për pritjen e vizitoreve.
  • Detyra te tjera sipas kerkeses se eprorit
Kualifikimet arsimore, profesionale, shkathtesite kyçe, aftesite dhe pervoja:
· Arsim Universita (Administrim Publik);
· Eksperience pune 1-3 Vjeçare ne pozicione te ngjashme;
· I certifikuar sipas kerkesave profesionale te postit;
· Shkathtesi te avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikeqyrese dhe keshilluese;
· Shkathtesi profesionale ne te shkruar dhe komunikim verbal,
· Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; PowerPoint);
· Aftesi per te mbajtur nivel te larte te konfidencialitetit;
Patent Shoferi kategorine “B”

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
hr@ecomarket-al.com

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.
 


Apply
Back
Top