• Tirane, ofroj vend pune Asistent i Nyjes se Betonit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Ne jemi në kërkim të një Asistenti për tek Nyja e Betonit.

Detyrat​

1.Mban kohëshënuesit e punonjësëve të nyjes që mund të jenë: manovratorë, shoferë, pompistë etj.
2.Mban nën kontrroll gjëndjen e inerteve, çimentos dhe adetiveve të nyjës.
3.Monitorimi i GPS së mjeteve.
4.Kryen analizën e konsumit të karburantit të mjeteve.
5.Kryen analizën e kostos së betonit.

Kualifikimet​

1.Të ketë përfunduar arsimin e larte, ne deget e ekonomise ose inxhinierine e ndertimit.
2.Eksperienca në punë përbën avantazh, për personat pa eksperiencë ofrojmë trajnime përkatëse.
3.Të zoterojë në nivel të mire ''Paketën Office'', vecanerisht programin Excel.
4.Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Shënime​

Te interesuarit janë të lutur të dergojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës tonë të emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K

E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top