Tirane, ofroj vend pune ASISTENT/E MENAXHER DYQANI
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Dimension për një brand të njohur i specializuar në shitje me pakicë që tregton artikuj të ndryshëm për fëmijë dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpi, po kërkon të rekrutojë “ASISTENT/E MENAXHER DYQANI”
DETYRAT E POZICIONIT
- Kontrollon vazhdimisht pastërtinë e dyqanit gjatë ditës dhe merr masa që dyqani të ketë një paraqitje të mirë përsa i përket pastërtisë dhe higjenës.
- Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit dhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit.
- Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandiser-it të kompanisë në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes.
- Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe lëvizjet e tjera të stokut nga palët e treta.
- Kontrollon dhe sigurohet që në dyqan çmimet gjithmonë të jenë të sakta dhe të implementuara bazuar në standartet e kompanisë.
- Kontrollon veprimet monetare të arkës së dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute.
- Kontrollon shpenzimet mujore të dyqanit sigurohet që ato të jenë nën buxhet.
- Kontrollon transaksionet në arka për shpejtësinë, saktësinë dhe cilësinë të shërbimit
- As.Menaxheri është përgjegjës për koordinimin e veprimeve në kasë dhe mirëfunksionimin e tyre në mungesë të supervizorit të arkave ose kur e shikon të evojshme
- Përpilon dhe përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qëndrore.
- Merr rol aktiv në procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore.
- Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese për rezultate të kënaqshme.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Arsimi i lartë
Eksperiencat: Të paktën 1 vit përvoje pune në menaxhim (Retail përbën avantazh)
Aftësitë:
- Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera
- Njohja e paketës Microsoft Office në nivel të avancuar
- Aftësi organizative dhe drejtuese;
- Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
- Aftësi monitoruese dhe motivuese;
- Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
- Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
- Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt
“ASISTENT/E MENAXHER DYQANI”
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për
“Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Apply WhatsApp