Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Ekezekutiv/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Pozicioni: Asistent/e Ekzekutiv/e
Vendodhja: Zyrat ACREM, TEG
Raporton te: CEO ACREM
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Asistenti/ja ekzekutiv/e është personi i parë i kontaktit në zyren e CEO-s. Ky funksion është një urë lidhëse e rendësishme mes Ceos dhe / ose menaxherëve të kompanisë dhe funksionareve të kompanive të tjera. Koordinon punën mes CEO-s dhe departamenteve brenda kompanisë dhe suporton nevojat e CEO-s gjatë ecurisë së përditshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kërkesat e pozicionit të punës:
Other Skills/Abilities
Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në dhe Letrën e Motivimit brënda datës 16/06/2022 në adresën e e-mail: hr@acrem.al, duke cilësuar ne subject: "Aplikim për Asistent/e Ekzekutiv/e"
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Organizon axhendën e aktiviteteve dhe takimeve të CEO
- Mban “Minutat e Takimit” për mbledhjet e organizuara nga CEO & delegon te secili kërkesat përkatëse.
- Delegon te personat përgjegjës çështje apo kërkesa të ndryshme të CEO-s që lidhen me veprimtarinë e përditshme të punës në nivel kompanie.
- Mbledh dhe përpunon të dhëna për përgaditjen e raporteve të ndryshme të biznesit sipas kërkesës së CEO-s.
- Përgadit shkresa zyrtare dhe njoftime, kundrejt partnereve, institucioneve shtetërore apo subjekteve private sipas kërkesës së CEO-s.
- Ndjek proçeset e punës për projektet aktuale dhe të reja të zhvillimit të biznesit, si dhe marrëdhëniet kontraktuale me klientët.
- Ndjek për raportim te CEO projektet e dixhitalizimit deri në finalizim me secilin department brenda kompanisë.
- Merr pjesë në mbledhjet/takimet që zhvillohen si pjesë e Retail Digital Team, dhe përgadit raporte të ndryshme që mund të kërkohen mbi ecurinë e projekteve dhe iniciativave të reja dixhitale.
- Bashkëpunon me të gjitha departamentet e kompanisë, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e proçeseve të dixhitalizimit dhe përcjell projekte/iniciativa të reja të lindura brenda kompanise tek CEO.
- Kryen rezervimet e hotelit dhe biletave të udhëtimit brenda / jashtë vendit të CEO-s dhe menaxhereve sipas nevojave për udhëtime, referuar potitikave dhe proçedurave të kompanisë.
- Kryen detyra të tjera që i caktohen nga CEO.
Kërkesat e pozicionit të punës:
- Jo më pak se 3 vite në të njëjtin profil pune ose të ngashëm.
- Diplomë Bachelor dhe/ose Diplomë Master në profilet: Administrim Biznesi, ose Financë, ose Shkenca Sociale & Juridik.
- Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
- Njohje të shkëlqyera të gjuhës angleze (preferohet njohje e gjuhëve të tjera të huaja).
- Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
Other Skills/Abilities
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese.
- Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhëna për përgaditjen e raporteve.
- Metodik/e dhe i/e organizuar.
- Ndershmëri dhe Intergitet
- Njohuri për proçeset dixhitale (preferohet)

Apply