Tirane, ofroj vend pune Arkitekt Teknik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Arkitekt Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti Teknik është përgjegjës për zhvillimin, koordinimin dhe finalizimin e dokumentacionit arkitektonik në të gjitha fazat e projektimit, me fokus në përputhshmërinë teknike, standardet e ndërtimit dhe integrimin ndërdisiplinor. Ky rol kërkon ndërveprim të drejtpërdrejtë me inxhinierët e strukturës, instalimeve dhe kostos, duke garantuar që çdo zgjidhje projektimi të jetë e realizueshme teknikisht dhe e përputhur me kërkesat e zbatimit në terren. Ai siguron që projekti të ruajë cilësinë estetike dhe performancën funksionale, në përputhje me normat bashkëkohore të arkitekturës dhe sigurisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë
Kualifikime të Tjera:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...3555015/Technical-Architect?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 27/10/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Harton vizatimet arkitektonike për të gjitha fazat e projektimit, duke respektuar standardet e zbatimit dhe kërkesat teknike;
- Përgatit dokumentacionin teknik (plane teknike, prerje, fasada, detaje, specifikime, lista materialesh, relacion teknik);
- Koordinon modelet 3D dhe informacionin me disiplinat inxhinierike për unifikim teknik;
- Kontrollon përputhshmërinë ndërmjet planeve arkitektonike dhe planeve të instalimeve (elektrike, hidroteknike, mekanike);
- Bashkëpunon me skuadrën e kantierit, ekipin e inxhinierëve të kompanive ndërtuese dhe përfaqësuesit e klientit për rishikimet gjatë procesit të ndërtimit;
- Verifikon, përshtat dhe përpunon detajet e rifiniturës, elementeve të fasadës, dyshemeve dhe tavaneve, në raport me kërkesat teknike të projektit të zbatimit;
- Përcjell ndryshimet teknike gjatë procesit të projektimit/zbatimit dhe përditësimi i dokumentacionit;
- Ofron mbështetje për analizat teknike të përputhjes me kodet e ndërtimit dhe udhëzimet urbanistike;
- Merr pjesë në zhvillimin e modeleve të koordinuara dhe në procesin e ‘clash detection’ ndërdisiplinor;
- Ndjek vijimësinë e projekteve që harton dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit dhe statusin e dokumentacionit;
- Ofron mbështetje gjatë procesit të mbikëqyrjes së punimeve në fazën e zbatimit, nëse kërkohet;
- Zbaton politikat e brendshme të cilësisë dhe standardizimit të dokumenteve teknike të njësisë.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë
Kualifikime të Tjera:
- Minimumi 5-10 vite përvojë në projektim teknik arkitektonik, zbatim dhe koordinim ndërdisiplinor;
- Eksperiencë me programe projektimi AutoCAD, Revit, BIM 360, Navisworks, 3ds Max, Rhino;
- Njohuri të avancuara mbi standardet e ndërtimit, kodet teknike dhe normat evropiane;
- Kuptim i mirë i logjikës strukturore dhe instalimeve në ndërtesa;
- Aftësi të forta koordinimi teknik ndërdisiplinor;
- Analizë e hollësishme për detajet e rifiniturës dhe përputhshmërinë me specifikimet;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, teknike dhe profesionale;
- Njohuri dhe menaxhim i relieveve topografike;
- Aftësi për të punuar në mjedise dinamike dhe me shumë aktorë projektues.

Apply WhatsApp