• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt Klienti

Tirane
Tipi
  1. part time mbasdite
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Pajtoni Group me projektin më të ri në ndertim TIRANA BOULEVARD, është në kërkim të një Arkitekt/e Klienti.

Detyrat:
1. Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
2. Përpunon Projektin për Zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
3. Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyres teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
4. Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
5. Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij dhe asiston në zbatimin e projektit;
6. Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
7. Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
8. Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
9. Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
10. Vization detajet tip duke u udhëhequr nga zgjidhjet që përputhen me kostot e projektit, specifikimet teknike të kerkuar, etj.;
11. Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
12. Mban marrëdhënien me klientët;
13. Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapesira të brëndeshme të asetit;
14. Marrja e informacionit dhe kontaktet e domosdoshme për koordinimin e punës për disa klientë specifik;
15. Detyra të tjera që mund ti ngarkohen

Kërkesa dhe Kualifikime:
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, proçedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në menyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër.
Kërkesa dhe Kualifikime:
  • Edukimi: Diplomë Universiteti në Inxhineri Ndërtimi, Arkitekture.
  • Eksperienca: Eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë.

    Të interesuarit të dërgojnë CV: humanresources@kronconstruction ose ne nr e tel: 0692090173
 


Apply WhatsApp
Back
Top