• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e

Encon Consulting Albania ka filluar aktivitetin në 2011, dhe sot eshte nje nder kompanite me te medha ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.

Si rrjedhoje e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Specialist te Vlerësimit të Pasurive, në zyrat qendrore në Tiranë.
Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.


Kerkohet Arkitekt/e.

Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve që merren si garanci në proçesin e dhënies së kredive, para apo pas disbursimit;
për të siguruar mbrojtjen e bankës nga risku i dëmtimit të burimit sekondar të shlyerjes së kredisë.


Përgjegjësite kryesore përfshijnë:


    • Kryen vleresimin e pronave te ndryshme duke bere analizen e tregut per te percaktuar vleren e tregut.
    • Kur eshte e nevojshme kryen inspektimin e prones dhe kerkon te dhena krahasuese.
    • Pergatit raportin e vleresimit sipas formatit standart te kompanise.
    • Mbledh te dhena mbi transaksionet qe percaktojne vleren e pasurive te paluajtshme.
    • Dokumenton dhe ruan ne sistem vleresimet qe kryen.
    • Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:


    • Të ketë përfunduar studimet universitare per Arkitekture.
    • Preferohet te të ketë të paktën 0-2 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive. (Inkurajohen te aplikojne edhe aplikant me pak pervoje)
    • Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë ose e dytë)
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit Info@encon.al ose ne nr e cel 00355682096588
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top