• Tirane, ofroj vend pune Arketare/Kasiere

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu,
është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.

Aktualisht kompania jonë në rritje po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Arkëtar/Kasier.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Kryen regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore;
  • Kryen arkëtimin e lekëve dhe evidentimin e valutës fallco;
  • Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës në turnin e vet;
  • Mirëmban dhe raporton skadencat në raftet e përcaktuara nga menaxheri i marketit;
  • Mirëpret dhe përcjell çdo klient në market me buzëqeshje dhe mirësjelle;
  • Detyra të tjera shtesë në përputhje me pozicionin, të caktuara nga menaxheri i marketit.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Njohje të programit Financa 5;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe stresit;
  • Ndershmëri, besueshmëri dhe integritet;
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top