• Tirane, ofroj vend pune Analist Risku Korporate

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Analist Risku Korporatë
Sektori: Sektori i Aprovimit të Kredisë së Korporatave
Departamenti: Departamenti i Manaxhimit të Riskut


Objektivat parësore
Pozicioni është vendosur nën Departamentin e Manaxhimit të Riskut.
Qëllimi i tij kryesor është:

  • Siguron që parimet e riskut të kredisë ne huadhenie të bazohen në cilësinë më të lartë dhe në përputhje me procedurat e Bankës së Shqipërisë dhe OTP.
  • Përgjegjës për vendimet e huasë brenda Limiteve të Delegimit.
  • Përgjegjës për analizat dhe cilësinë e vlerësimit të sektorit.
  • Koordinon punën me departamentet / sektorët e tjerë në OBA si dhe rrjedhën e punës së analizave të dosjeve me sektorin e korporatave dhe riskut.

Rolet dhe përgjegjësitë kryesore

  • Siguron cilësi të vlerësimit brenda limiteve të deleguara dhe mbikëqyr një proces eficient të aprovimit të kredisë bazuar në politikat e bankës.
  • Siguron që performanca më e lartë e vlerësimit të dosjeve të miratohet duke siguruar kontrollin e cilësisë së dokumenteve që mbështesin aplikimet e kredisë si dhe mbledhjes së informacionit të nevojshëm rreth kredimarrësit dhe palëve të lidhura direkt ose indirekt në kredi në mënyrë që të suportojë procesin e vlerësimit të riskut të klientit.
  • Merr pjesë dhe jep analiza të pavarura të kredisë dhe vlerësimin e riskut për aplikim specifik kredie dhe jep gjykimin e tij / saj për secilin rast.
  • Pergatit opinionin e riskut per çdo klient, duke përcaktuar qartë pikat pozitive dhe negative.
  • Administron procesin e përgatitjes së dokumentave për vendimmarrjen e rastit në komitet kredie nga të gjitha hallkat.
  • Ndihmon në rishikimet e Politikës së Kredisë sipas frekuencës vjetore / produkteve të reja / të modifikuara.
  • Ndjek dhe koordinon punën me sektorët e tjerë brenda dhe jashtë Departamentit të Riskut sipas proceseve të vlerësimit.
  • Përfshirja Proaktive në optimizimin dhe automatizimin e procesit të huadhënies

Përgjegjësitë e AML & KYC
Demonstron një ndjenjë të lartë të riskut për pajtueshmërinë e KYC gjatë procesit të vlerësimit të kredisë.

Aftësi të kërkuara

  • Diplomuar në financë, ekonomi
  • Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në fusha te ngjashme në sektorin bankar
  • I/e organizuar për të përmbushur afatet me cilësi
  • Aftësi të mira analitike dhe raportuese,
  • Mund të punojë në mënyrë të pavarur, por edhe në gjendje të punojë në grup (me projekte)
  • Lehtësisht i/e adaptueshëm për t'u përballur me detyrat / studimet / raportimet e reja të detyrueshme dhe përgjegjësitë e reja.
  • Përqasje e fokusuar dhe inovative për të propozuar / përmirësuar detyrat.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar


Të gjithë punonjësit e interesuar duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 20 Korrik 2021.
 


Apply
Back
Top