• Tirane, ofroj vend pune Analist Kredie

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
CREDITAL është institucion mikrokredie që operon në territorin e Shqipërisë në fushën e kreditimit që prej vitit 2019.

Institucioni ynë është licencuar nga Banka e Shqipërisë, e cila ofron kredi për kategorinë e individëve me paga, sipërmarrës të biznesit mikro dhe agrobiznes.

POZICION VAKANT: ANALIST KREDIE

Detyrat kryesore:
  • Zbaton procedurat e kreditimit në përputhje me kushtet e përcaktuara në procedurat e kredisë së Institucionit.
  • Promovon produktet e kredisë së shoqërisë CREDITAL.
  • Interviston klientët dhe vlerëson nëse i përmbushin kriteret për marrjen e kredisë.
  • Mbledh dokumentacionin e nevojshëm të klientit, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e produktit përkatës.
  • Viziton biznesin e klientit dhe vlerëson gjendjen e aseteve që lihen si kolateral.
  • Analizon dhe vlerëson kërkesën për kredi të klientit, përgatit analizën financiare dhe vlerëson aftësinë paguese të klientëve.
  • Prezanton rastin e kredisë në komitet kredie.
  • Monitoron të gjitha kreditë në portofolin përkatës sipas udhëzimeve të Institucionit.
  • Ndjek pagesat e klientëve sipas grafikut të pagesave.
Kritere specifike:
- Te jetë i diplomuar për ekonomi ose fusha relevante.
- Preferohet me eksperiencë në sektorin financiar ose subjekte mikrokredie.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe analitike me klientët.
- Të jetë në gjendje të japë gjykime profesionale mbi kërkesat për kredi.
- Të jetë energjik dhe të ketë deshirë për të ndërtuar marrëdhënie profesionale afatgjata me klientët.
- Të dijë të përdorë shumë mirë programet e paketës Office ( Excel, Word, etj)

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@credit.al ose të kontaktojnë në nr: 0697041173
 


Apply WhatsApp
Back
Top