Tirane, ofroj vend pune Analist Biznesi për Modulin e Nderfaqeve dhe Back Office
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
Pozicioni: Analist Biznesi për Modulin e Ndërfaqeve dhe Back Office
Sektori: Sektori i Analizave të Biznesit
Departamenti: Departamenti i Projekteve dhe Organizimit
Divizioni: Operacional
Banka OTP Albania po kërkon dy Analistë Biznesi të cilët do të mbulojnë përkatësisht në Modulin e Ndërfaqeve (Kartat, E-Banking, Ndërfaqe të tjera) si dhe Modulin e Back Office (Pagesat dhe Operacionet e Back Office të Thesarit.
Objektivat Kryesore
Rolet dhe Përgjegjësitë Kryesore
Aftësitë e kërkuara
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 29 Prill 2021.
Sektori: Sektori i Analizave të Biznesit
Departamenti: Departamenti i Projekteve dhe Organizimit
Divizioni: Operacional
Banka OTP Albania po kërkon dy Analistë Biznesi të cilët do të mbulojnë përkatësisht në Modulin e Ndërfaqeve (Kartat, E-Banking, Ndërfaqe të tjera) si dhe Modulin e Back Office (Pagesat dhe Operacionet e Back Office të Thesarit.
Objektivat Kryesore
- Analiza e biznesit dhe manaxhimi i aktiviteteve të projekteve të lidhura me përmirësimet e programit informatik, mundësimi i funksionaliteteve dhe manaxhimi i mirëmbajtjes së sistemit.
- Ndekja operacionale dhe monitorimi i projekteve të Bankës, procesimi i të gjitha llojeve të kërkesave dhe koordinimi mes aktiviteteve të ndryshme të drejtorive në Bankë dhe/ose këshilluesve të jashtëm.
Rolet dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Manaxhimi i projekteve
- Mbikëqyrja dhe organizimi i projekteve të Bankës, individualisht ose si pjesë e një grupi;
- Pjesëmarrja në analizën e detajuar të nevojave dhe propozimi i zgjidhjeve;
- Planifikimi dhe monitorimi i progresit të projekteve;
- Përgatitja e instruksioneve dhe manualeve lidhur me mjete dhe procese të reja të sistemit;
- Mirëmbajtja dhe zhvillimi i programit informatik të Bankës dhe ndërfaqeve të tij:
- Përgatitja e kërkesave të detajuara për implementimin në programin informatik të Bankës të funksionaliteteve të reja apo modifikimin e atyre ekzistues;
- Testimi i zhvillimeve të reja apo korrigjimeve të problemeve ekzistuese;
- Testimi i versioneve të reja të programit informatik apo ndërfaqeve të lidhura me të;
- Parametrizimi i produkteve/shërbimeve të reja apo modifikimit të atyre ekzistues;
- Parametrizimi i funksionaliteteve të programit dhe proceseve;
- Komunikimi me kompaninë prodhuese të programit informatik të Bankës në lidhje me problemet funksionale dhe teknike;
- Krijimi dhe monitorimi i ticket-ave mbi problemet e programit me kompaninë prodhuese të programit si dhe testimi i zgjidhjeve të dërguara;
- Zgjidhja e problemeve të përditshme të programit informatik dhe asistimi i përdoruesve sipas kërkesave të tyre
- Tjetër:
- Implementimi dhe manaxhimi i kushteve të punës së Bankës;
- Ofrimi i mbështetjes së nivelit të dytë në problemet e ngritura nga përdoruesit;
- Mbështetja e Biznesit/Retail/Drejtorive/Sektorëve të tjerë të Bankës në përgatijen e procedurave të lidhura me produktet/shërbimet përkatëse;
- Mbështetja e sektorëve të ndryshëm të Bankës për përcaktimin e nevojave për implementim/përmirësim nëpërmjet realizimit të analizave statisitore dhe analizave të lidhura me proceset e punës;
- Trajnimi i trajnuesve;
- Pjesëmarrja në trajnimin e përdoruesve, nëse është e nevojshme;
- Aplikimin e saktë dhe të vazhdueshëm të të gjitha procedurave dhe politikave të sektorit dhe të sigurohet që të gjitha veprimet operacionale janë në përputhje me fushën e veprimit të sektorit.
Aftësitë e kërkuara
- Diplomë universitare ose më të lartë në Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë pune/çertifikim/trajnim/në manaxhim projektesh dhe/ose analizë biznesi;
- Analisti i Biznesit qe do te mbuloje modulin e nderfaqeve preferohet të ketë eksperiencë pune me kanalet alternative digjitale;
- Aftësi ndërpersonale dhe komunimi ;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavaruar dhe më shume pak supervizim ;
- Nivel i lartë aftësish organizative dhe analitike;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri të sistemeve të informacionit dhe/ose proceseve bankare.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 29 Prill 2021.
Apply