• Tirane, ofroj vend pune AGJENT SHITJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltdështë një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani prestigjioze në fushën e distribucionit me një gamë të gjerë produktesh,jemi duke kërkuar:

AGJENT SHITJESH

Agjenti i shitjes do të mbikëqyrë marrëdhëniet e kompanisë me klientët e saj të rinj apo ekzistues.Ju do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e klientëve duke kuptuar kërkesat e tyre.Qëllimi është që të kontribuojmë në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit për të arritur sukses afatgjatë.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
  • Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
  • Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
  • Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
  • Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
  • Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.

Kërkesat e profilit:


  • Diplomë Universitare;
  • Eksperiencë e mëparshme si agjent shitje (1-2 vite);
  • I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese;
  • Leje Drejtimi.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/05/2021.


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Në bazë të ligjit për mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr.9887, datë 10.03.2008, të gjitha CV-të e dërguara pranë kompanisë tonë trajtohen dhe ruhen me konfidencialitet të plotë.


 


Apply WhatsApp
Back
Top