• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Agjent Shitje

Shoqëria Koral Fish me adresë Rruga dytësore Tiranë - Durrës, km.7, në kuadër të zgjerimit te aktivitetit te saj kërkon të punësoje agjent shitje.

Përshkrim i përgjithshëm i rolit:
Agjenti shitjeve është personi qe kryen te gjithe procesin e shitjes tek klienti ne zonen qe mbulon duke përdorur me eficiencë njohuritë për produktet qe kompania Koral Fish ofron ne treg. Agjenti i shitjeve suportohet nga drejtuesi i mjetit në aktivitetin e përditshëm të punës.

Detyrat:
  • Realizon procesin e shitjes direkte tek klientët ekzistues, duke synuar listimin tek klientët e rinj.
  • Kryen procesin e shitjes dhe vizitave tek klientët, sipas nje grafiku te paracaktuar sipas zonave.
  • Kryen proçesin e listimit të kodeve, monitorimit të çmimeve, pozicionimit të produktit, monitorimit të inventarit fizik dhe datë skadenave sipas udhëzimeve nga struktura drejtuese.
  • Kryen të gjithë proceset operative të furnizimit, në kohën e dakordësuar me subjektet përkatëse.
  • Krijon dhe mban marrëdhënie me klientët, raporton në mënyrë periodike shqetësimet apo rekomandimet e tyre.

Kualifikimet:
  • Eksperienca e mëparshme si Agjent Shitje ka prioritet.
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.
  • Aftësi të mira komunikuese, raportimi, tregtimi dhe negocimi.

Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në adresën: koral.fruit@gmail.com ose te kontaktojne ne numrin 068 203 0498.
 


Apply WhatsApp
Back
Top