Tirane, ofroj vend pune Agjent Biznesi (SOHO)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

PROFILI I PUNËS –Agjent Biznesi (SOHO)
Shteti: Shqipëri
Qyteti: Tiranë
Qëllimi i pozicionit
Të promovojë produktet e kompanisë duke kryer aktivitetin në terren me klientë të ndryshëm biznesi.
Të ndjekë/perfundojë procesin e shitjes dhe të konkludoje firmosjen e kontratës së pajtimtarit me qëllim arritjen e objektivave të caktuara.
Detyrat kryesore:
1.Takime të përditshme në terren me klientë potencialë SOHO (biznese te vogla) në zonën e përcaktuar.
2.Identifikimi i kërkesave dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme për komunikim
3.Negocimi dhe realizimi i kontratave të reja sipas procedurave të dakordësuara nga kompania.
4.Prezantimi i portofolit të produkteve duke përdorur materiale marketingu (Kataloge, produkte demo etj)
5.Hedhja në sistem e kontratave të lidhura me klientet.
6.Realizimi i objektivave sasiore dhe cilësore për kontratat e reja biznes.
7.Detyra te tjera sipas kerkeses së Supervizorit/Kompanise.
Aftesite e kerkuara:
- Experienca të mëparshme në shitje ose promocione në terren.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- I/E orientuar drejt ofrimit të një eksperience të shkelqyer për klientet.
- Aftesi shumë të mira të menaxhimit të kohes dhe menaxhimit të situatave që kërkojne zgjidhje.
- I/E gatshëm/gatshme për të punuar në terren.
- Aftësi për të zgjidhur dhe deleguar problematikat.
- Gjuha angleze (përbën avantazh).
- I/E disponueshme per te udhetuar ne qytete te ndryshme te Shqiperise.
- Njohuri në telekomunikacion (përbën avantazh).
- Të kryejë detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Afati i fundit për aplikim: 23 Mars.
Apply