• Tirane, ofroj vend pune Administratore Fakulteti

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” shpall vend vakant pune për:

  1. ADMINISTRATOR I FAKULTETIT TË INXHINIERISË DHE ARKITEKTURËS
  2. ADMINISTRATOR I FAKULTETIT TË SHKENCAVE KOMPJUTERIKE DHE IT


Detyrat dhe përgjegjësitë e kandidatit:

1. Administrimin e përditshëm financiar dhe ligjor të fakultetit;
2. Mbikqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë financiare dhe ligjore të fakultetit;
3. Plotësimin e kërkesave të Dekanit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative, financiare dhe ligjore ;
4. Bashkëpunimi me autoritetet dhe organet drejtuese të fakultetit për ceshtjet themelore të administrimit të tij;
5. Të tjera përgjegjësi të ngarkuara nga administratori i institucionit në zbatim të akteve të brendshme ligjore.
6. Mbështetje për institucionin.


Kriteret e kandidatit:

  1. Kandidati minimalisht duhet të ketë përfunduar nivelin master shkencor;
  2. Preferohet me experience pune në fushat e inxhinierisë, menaxhimit dhe arsimit të lartë;
  3. Të njohi ligjin e arsimit të lartë në Shqipëri.
  4. Të jetë i aftë të garantojë cilësi, efikasitet në pozicionin që do të mbulojë.


Dokumentet e kërkuara:
1. CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe;
2. Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e aplikuar;
3. Kopje e diplomës së studimit dhe lista e notave;
4. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm;


Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri më datë 16 shtator 2017.
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al


Cel. : +355696070111
 


Apply WhatsApp
Back
Top