• Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT Adminsitrim Rrjeti
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastruktures IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Administrator Sistemi

Përshkrimi i Pozicionit

Jemi në kërkim të një Administrator Sistemi të aftë dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hardware (servera, storage, ODA, OCI, Microsoft 365, Azure, etj.), sistemet operative, virtualizimet dhe konfigurimet e aplikimeve.

Detyrat Kryesore

✔ Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe storage (ODA, IBM SAN, VMware, Hyper-V, Oracle Linux, Windows Server, etj.)
✔ Administrimi i sistemeve operative dhe virtualizimeve për performancë dhe siguri maksimale
✔ Implementimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve cloud (Microsoft 365, Azure, OCI)
✔ Monitorimi dhe zgjidhja e incidenteve për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve IT
✔ Përdorimi i teknologjive të backup-it dhe strategjive të rikuperimit në rast emergjencash
✔ Administrimi i politikave të sigurisë dhe implementimi i përditësimeve (security patches, updates)
✔ Mbikëqyrja e Data Center dhe Disaster Recovery Site për siguri dhe sinkronizim të sistemeve
✔ Hartimi dhe dokumentimi i konfigurimeve dhe procedurave teknike

Kualifikimet e Kërkuara

📌 Edukimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
📌 Eksperienca: Minimumi 4 vite eksperiencë në administrim sistemesh dhe infrastrukturë hardware

📌 Aftësi Teknike:

Njohuri të avancuara në Windows Server, Active Directory, Linux, VMware, IBM SAN, Microsoft 365, Azure
Eksperiencë me sisteme backup dhe rikuperimi të të dhënave
Aftësi në shell scripting (Bash, Python, Perl, PHP) për automatizime
Njohuri në rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe firewall-et

📌 Certifikime të Preferuara:

System Administrator ose System Engineer (Linux, UNIX, Microsoft)
CCNA, VMware Certified Professional (VCP), Azure Administrator, ITIL (plus)

Çfarë Ofrojmë?

✅ Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin bankar
✅ Trajnime dhe certifikime për avancimin profesional
✅ Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh

📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në humanresources@unionbank.al 🚀 deri ne dt.20 Shkurt 2025.
 


Apply WhatsApp
Back
Top