• Tirane, ofroj vend pune Account Manaxher – Klientë Ndërkombëtarë, Institucione Qeveritare dhe Jo-Qeveritare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Pozicioni: Account Manaxher – Klientë Ndërkombëtarë, Institucione Qeveritare dhe Jo-Qeveritare
Sektori: Sektori i Klientëve Ndërkombëtarë, Entiteteve të Pavarura dhe Financës së Strukturuar
Divizioni: Divizioni i Biznesit



Objektivat Parësore

  • Të rrisë Bilancin e Bankës;
  • Të kontribuojë në arritjen e të gjithë rezultateve të bankës;
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë të mira me klientët e rinj dhe ekzistues;
  • Të sigurojë një imazh dhe reputacion shumë të mirë të bankës;
  • Të performojë në përputhje me rregulloren e OBA dhe Bankës së Shqipërisë;
  • Të mbajë një marrëdhënie shumë të mirë me stafin e bankës.

Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Vepron si person reference në Bankë duke mbajtur kontakte me klientët e Korporatës të portofolit përkatës.
  • Rrit bazën e klientëve të bankës me kliente të rinj dhe zgjeron marrëdheniet me klientët ekzistues;
  • Kontakton klientët potencialë dhe prezanton imazhin sa më të mirë dhe të saktë të Bankës;
  • Inicion dhe promovon produkte të ofruara nga OBA në tregun lokal;
  • Suporton Pergjegjësin e Sektorit në vlerësimin e projekteve ndërkombëtare apo projekteve të kompanive të kontrolluara nga shteti;
  • Mbikëqyr, vlerëson dhe ndjek cilësinë dhe korrektësinë e aplikimeve të kredisë, miratimet, disbursimin dhe të gjitha transaksionet e tjera bankare të klientëve koorporative, si dhe procesin përkatës të monitorimit;
  • Monitoron cilësinë e portofolit, progresin kundrejt objektivave, identifikimin e problemeve ose mundësive dhe sugjerimin e planit të veprimit për të siguruar përmbushjen e objektivave të biznesit;
  • Kryen studim tregu, analizon performancën financiare të biznesit për sektorin përkatës; tregun bankar për biznesin; praktikat e biznesit dhe praktikat e rregullat e kontabilitetit;
  • Realizon targetin e bankës në terma të prodhimit dhe shitjes së shërbimeve bankare;
  • Siguron nivelin e duhur të kënaqësisë së klientit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të duhura;
  • Kordinon me eficencë procesin e on-boarding dhe siguron përditësim të të dhënave të klientëve të portofolit përkatës;
  • Përgatit dhe dorëzon brenda afateve raporte të ndryshme të supervizorët / manaxherët;
  • Sigurimi i ofrimit në kohë të shërbimeve bankare si psh: transaksionet e pagesës, e-banking, kartat, forex, ndaj klientëve të portofolit të tyre respektiv.

Përgjegjësitë KYC dhe AML

  • Përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në qëllimin e NJKT;
  • Zbaton rigorozisht procedurat / udhëzimet e brendshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit.

Aftësitë e kërkuara

  • Diplomë Universitare, e preferueshme në degën biznes, financë, ekonomiks ose MBA;
  • Eksperiencë më tepër se 3 vjet në Sektorin Bankar, e preferueshme në Departamentin e Korporatave;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi pune në grup;
  • Zotërim i mirë i gjuhës Angleze;
  • Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike MS office;
  • Leje drejtimi automjeti.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it [COLOR=#000000]humanresources@otpbank.al[/COLOR] . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 9 Mars 2021
 


Apply
Back
Top