• Tirane, ofroj vend pune Account Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Agjencia e Rekrutimit Profesionisti pjesë e Çelësi Media Group, në emër të Klientit tonë, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin Account Manager për t'u bashkuar me biznesin e tyre në zgjerim. Account Manager duhet të bashkëpunojë me ekipin e shitjeve për të arritur objektikat sasiorë dhe cilësorë duke i mbajtur klientët tanë të kënaqur dhe të angazhuar me produktet dhe shërbimet e ofruara.

Përshkrimi i punës
Roli i Account Manager është të mbikëqyrë një portofol të klientëve të caktuar, të zhvillojë biznes të ri nga klientët ekzistues dhe të kërkojë në mënyrë aktive mundësi të reja shitjesh.


Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
• Shërben si pika kryesore e kontaktit për të gjitha çështjet e menaxhimit të klientit
• Ndërton dhe mban marrëdhënie të forta dhe afatgjata me klientët
• Negocimi i kontratave dhe mbyllja e marrëveshjeve për të maksimizuar fitimet
• Zhvillon marrëdhënie këshilluese të besuara me klientet kryesore dhe palët e interesuara të klientëve
• Siguron implementimin në kohë dhe të suksesshme të zgjidhjeve tona sipas nevojave dhe objektivave të klientit
• Komunikon qartë progresin e iniciativave periodike palëve të brendshme dhe të jashtme të interesit
• Zhvillon biznesin me klientët ekzistues dhe/ose identifikon fushat e përmirësimit për të përmbushur shërbimin dhe për te arritur objektivat
• Parashikon dhe raporton parametrat kryesore të llogarisë së klientëve (p.sh. rezultatet e shitjeve tremujore dhe parashikimet vjetore)
• Përgatit raporte periodike mbi shitjet dhe mbaëvajtjen e punës
• Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për të identifikuar dhe rritur mundësitë brenda territorit

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
• Përvojë pune e dëshmuar si Account Manager, Key Account Mananger ose Sales Account Manager
• Aftësi e demonstrueshme për të komunikuar, paraqitur dhe ndikuar tek aktorët kryesorë në të gjitha nivelet e një organizate
• Përvojë me softuerë ose platforma e-commerce dhe logjistike, MS Office (veçanërisht MS Excel)
• Përvoja në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti
• Aftësi e provuar për të punuar në projekte të menaxhimit të disa klienteve në të njëjtën kohë, duke ruajtur vëmendjen e mprehtë ndaj detajeve
• Aftësi të shkëlqyera dëgjimi, negocimi dhe prezantimi
• Aftësi të forta komunikimi verbale dhe me shkrim
• Diplomë në Administrim Biznesi, Shitje ose fusha te ngjashme
• Njohje e mirë e territorit dhe bizneseve të qytetit të Tiranës
• Patente per drejtim automjeti, kategoria B


Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju. Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top