Tirane, ofroj kurse per mesimin e gjuhes frenge
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
Frengjishtja – Gjuha e Europes
Tre kryeqytete te Bashkimit Europian, Brukseli, Luksemburgu dhe Strasburgu jane frankofone.
Frengjishtja - gjuhe zyrtare ne 29 shtete te botes.
Frengjishtja eshte nje nga dy gjuhet zyrtare te Bashkimit Europian, Keshillit te Europes, Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, Interpolit, NATO-s, Kombeve te Bashkuara, Organizates se Konferences Islamike, Unionit Afrikan, Kryqit te Kuq Nderkombetar, Organizates Boterore te tregetise, FIFA-s, Komitetit Olimpik Nderkombetar etj.
Gjuhe amtare e mbi 100 milione njerezve dhe gjuhe e dyte per rreth 300 milione te tjere.
Gjuhe e folur ne pese kontinente, ndaj si e tille ka statusin e nje gjuhe nderkombetare dhe te mesuarit e saj behet i nevojshem e i domosdoshem, per te gjitha moshat.
Unë, Gegë TUSHA kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Frënge, në vitin 1981. Në vitin 1993 kam kryer kurs pasuniversitar në Universitetin “STANDHAL”, Grenoble 3, France.
O F E R T E
Kurs i gjuhes frenge per fillestare, nxenes te klases se trete, (Femije te moshes 9 vjec).
Texti: SUPER MAX 1, Methode de francais
Kursi zhvillohet ne shtepite e femijeve
Cmimi per seance 60 minutshe eshte 1000 lek/seanca
Metoda e pare ka tete mesime te reja
Cdo mesim zhvillohet ne tete seanca
Konkretisht:
8 mesime X 8 seanca/mesimi = 64 seanca e gjithe metada e pare
64 seanca x 1000 lek/seanca = 64 000 leke e gjithe metoda e pare
KURSE, PER ME TE RRITUR
Per te gjithe ata qe deshirojne te marrin njohurite baze te gjuhes frenge, apo kane qellim mbrojtjen e saj, ju ofrojme nje gershetim te metodave Bonne Route 1 dhe Campus 1.
Sa me siper, ka rezultuar mjafte efikase per me shume se 6 - 7 grupe aplikantesh per ne Kanada, te cilet, me njohurite e marra, jo vetem kane arritur te mbrojne gjuhen, por ne te njejten kohe, jane pajisur me njohurite e mjaftueshme per kurset, me te cilat vijohet ne Kanada.
Cmimi per séancat 60 minutshe eshte 1000 leke/seanca.
Bonne Route 1
34 mesime, (60 min/séanca) x 1000 leke/seanca = 34.000 leke/metoda e pare.
3 seanca ne jave ose 12 seanca ne muaj. Gjithsej, 11 jave/metoda e pare.
Campus 1
82 seanca, (60 min/séance) x 1000 leke/seanca = 82.000 leke/metoda e pare.
3 seanca /jave ose 12 seanca ne muaj. Gjithsej, 28 jave/metoda e pare
Per me shume detaje, Jeni te mirepritur te kontaktoni.
Faleminderit!
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------CURRICULUM VITAE
Emri / Mbiemri | Gegë TUSHA | |
Adresa | Rruga “Pjetër Bogdani”, Pallati 12, shkalla 3, Ap. 18, Tiranë | |
Cel. | 068 20 19 177 | |
E-mail | gegetusha@hotmail.com | |
Shtetësia | Shqiptar | |
Datëlindja | 22 .12. 1957 | |
Vendlindja | Mat |
SHKOLLIMI
Shtator 1978 – Qershor 1981, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Diplomë universitare.
Shtator 1973 – Qershor 1977, Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja, Tiranë
Diplomë e Shkollës së Mesme, dega frëngjisht.
KUALIFIKIME
Në vitin 2005
Akademia Diplomatike Kairo, Egjipt
Kurs trajnimi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Tregtinë e Jashtme.
Në vitin 1997
Kurs kompjuteri për programet e paketës bazë Microsoft Office. Kompetencë në përdorimin e paketës bazë Microsoft Office dhe motorët e kërkimit në internet.
Në vitin 1993
Qendra Universitare e Studimeve Franceze në Universitetin “STANDHAL” Grenoble 3, Francë.
Kurs pasuniversitar për metodist të gjuhës frënge.
1977- 1998 Gjatë gjithë kohës së punës në arsim, kam marrë pjesë në të gjitha kurset e kualifikimit, të organizuara në shkallë kombëtare dhe lokale për çështjet e mësimdhënies në përgjithësi, si dhe të gjuhës frënge në veçanti.
EKSPERIENCA NË PUNË
Janar 2023 e në vazhdim – në pension.
Shtator 2018 – dhjetor 2022, Drejtoria Arsimore Kurbin, mësues i gjuhës frënge.
Janar 2015 – janar 2018, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Recepsionist.
Shtator 2012 – shtator 2013, në asistencë, si rezultat i shkurtimit të vendit të punës.
Shtator 2010 – shtator 2012, Agjensia Turistike shqiptaro - franceze: “Onufri-Voyage”, (IATA Agency), Manaxher i Përgjithshëm.
Nëntor 2007 – gusht 2009, “Albanian Consortium” sh.a., – Tirana International Hotel, Menaxher i Burimeve Njerëzore.
Janar 1998 - nëntor 2007, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Shërbimit te Trupit Diplomatik, Shef i Protokollit dhe Burimeve Njerëzore.
· Përgjegjës për mbulimin e marrëdhënieve të Drejtorisë me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë, me Dikasteret dhe Institucionet Qëndrore.
· Përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e takimeve protokollare të Titullarëve të DSHTD-se me Titullarë të Përfaqësive Diplomatike dhe Personelin Diplomatik. Përgjegjës për Burimet Njerëzore dhe Arkivin.
Tetor 1996 - janar 1998, Drejtoria Arsimore Mat, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Burrel, mësues i gjuhës Frënge.
Korrik 1996 – tetor 1996, zyra e punës Mat – Në asistencë.
Gusht 1991 - qershor 1996, Partia Social Demokrate e Shqipërisë (PSDSH), Kryetar për rrethin Mat dhe Drejtoria Arsimore Mat, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Burrel, mësues i jashtëm i gjuhës Frënge.
Janar 1991 – gusht 1991, Drejtoria Arsimore Mat, Shkollat Bushkash dhe Klos, mësues i gjuhës Frënge.
Janar 1990 - dhjetor 1990, Miniera Krastë, i punësuar.
Gusht 1981 – dhjetor 1989, Drejtoria Arsimore Mat, Mësues i gjuhës frënge në Shkollën e Mesme Krastë.
Metodist për mësimdhënien e gjuhës frënge - pranë Kabinetit Pedagogjik, Burrel.
Gusht 1977 – gusht 1978, Drejtoria Arsimore Mat, Mësues i gjuhës Frënge në Shkollën 8-vjeçare Fullqet, Mat.
AFTËSITË PROFESIONALE
Gjatë kohës së punës në Drejtorinë e Shërbimeve Diplomatike kam zbatuar me përkushtim detyrat e ngarkuara nga Rregullorja, duke demostruar profesionalizëm dhe etikë të lartë pune. Për këtë arsye kam marrë shpesh vlerësimet e rastit nga Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.
Në fushën e mësimdhënies:
Jam vlerësuar nga superioret si mësimdhënës shumë i mirë i gjuhës frënge edhe si metodist, për kualifikimin e mësuesve të kësaj lënde.
Në menaxhimin e burimeve njerëzore:
Në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, (MPJ), si edhe në Tirana International Hotel jam vlerësuar për profesionalizëm e përkushtim, në funksionimin bashkëkohor të Protokollit dhe Burimeve Njerëzore.
Në fushën e Turizmit:
Kam menaxhuar në mënyrë të suksesshme Agjensinë Turistike shqiptaro-franceze “Onufri Voyage”, duke bërë të mundur futjen e saj në treg, akreditimin në IATA, pjesëmarrjen e suksesshme në një sërë panairesh, (Londër, Paris, Tiranë), si dhe shkëmbimin e një numri të konsiderueshëm turistësh me Francën e vende të tjera.
Jam komunikues, i aftë për të organizuar, drejtuar dhe punuar në grup. I aftë për të pranuar përgjegjësi dhe për të dhënë llogari për realizimin e tyre. I interesuar për ekonominë, politikën, turizmin etj.
AFTËSITË GJUHËSORE
Shqip: Gjuhë mëmë.
Frëngjisht: Shumë mirë.
Anglisht: Nivel mesatar.
Italisht: Nivel mesatar.
AFTËSITË KOMPJUTERIKE
Paketa bazë Microsoft Office 2003 (Word, Excel, Power Point), Microsoft Outlook Express, dhe Internet.
REFERENCA PROFESIONALE
Në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik
Nga: z. Hysen REPA – Ish Drejtor pranë kësaj Drejtorie.
Në Tirana International Hotel
Nga: znj. Leandra BERISHA – Ish Drejtore.
Në Agjensinë turistike shqiptaro - franceze «Onufri Voyage»
Nga: z. Gasmen TOSKA - Administrator i Përgjithshëm.
Në Shkollën 9-vjeçare “Migjeni”
Nga: znj. Albana Gjetaj – Drejtore
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Contact WhatsApp