Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, dhe Urdhrin Nr. 174 datë 24.12.2019 të Kryeministrit ˝Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:
Web Developer
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
Windows server
Paketa Office
WordPress
CSS
HTML
JS
Të ketë aftësi të mira në:
Programim
Administrim Network
menaxhimin e llogarisë përdorues
e-mail web server
Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 03.03.2022 në adresën: Rruga “Rruga e Barrikadave”, Nr.3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: webgofree@gmail.com këto dokumenta:
Kërkesë për aplikim;
CV;
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;
Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
Të paktën një letër rekomandimi;
Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).