Tirane, ofrohet vend pune
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 3 Ministria e jashtme | Brryli
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania BIOMETRIC ALBANIA SH.P.K., me vendndodhje në Tiranë,
e cila operon prej 32 vitesh në tregun e Pajisjeve Mjekësore,
në kuadër të zgjerimit të saj dhe nevojës për staf mbështetës, kërkon të punësojë me kohë të plotë:
Financier/e
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Pozicioni / përshkrimi i shkurtër i punës:
Mirëpresim aplikimet tuaja duke na dërguar CV me foto, në adresën e E-mail: info@biometric.al
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i kompanisë për intervistë.

- Të ketë përfunduar studimet universitare në Kontabilitet, Financë.
- Të komunikojë dhe shkruajë shumë mirë në gjuhën angleze.
- Përvojë minimalisht 5 vjeçare në sektorin Financiar.
- Përdorim i avancuar i programeve financiare si Financa 5, Navision dhe paketës MS Office.
- Aftësi të mira komunikimi dhe përvojë udhëheqëse.
- Njohuri shumë të mira në legjislacionin fiskal dhe kontabilitet.
- Integritet, korrektësi dhe përgjegjshmëri e lartë.
- Të jetë banues në Tiranë.
Pozicioni / përshkrimi i shkurtër i punës:
- Mbikqyrja dhe kontrolli i tërësisë së sistemit financiar/kontabël të shoqërisë.
- Monitorimi i operacioneve financiare brenda kompanisë, të tilla si lista e pagave, faturimi dhe transaksionet e tjera.
- Ndjekja e statusit financiar të kompanisë për të identifikuar fushat për përmirësim të mundshëm.
- Rishikimi i të dhënave financiare dhe përgatitja e raporteve mujore dhe vjetore.
- Mirëmbajtja e dokumentacionit justifikues për veprimet financiare.
- Sigurimi i përmbushjes së legjislacionit fiskal në fuqi.
- Monitorimi i klientëve/furnitorëve.
- Monitorimi i inventarit të shoqërisë.
- Përgatitja e deklarimeve tatimore.
- Mbajtja dhe menaxhimi i të dhënave/dokumentave financiare në funksion të mbylljes së pasqyrave financiare vjetore.
- Ndjekja e procesit të stokut të magazinës në rast nevoje si dhe departamentin e prokurimeve.
- Asistencë gjatë proceseve audituese.
Mirëpresim aplikimet tuaja duke na dërguar CV me foto, në adresën e E-mail: info@biometric.al
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i kompanisë për intervistë.
Apply