• Tirane, ofrohet vend pune Vleresues Pasurive te Luajtshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë punë në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën Qëndrore.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • Të jetë i pajisur me Liçence për vlerësimin e pasurive të luajtshme dhe te paluajtshme ku shkalla e parë përbën avantazh (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë çertifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje).
  • Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj.
  • Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare.
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Të kryej azhornimin e kuadrit të brëndshëm rregullator të shoqërisë me ndryshimet e legjislacionit shqiptar që lidhën me metodat dhe kriteret e vlerësimit të pasurivë të luajtshme.
  • Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive që bllokohen si garanci për kontratën.
  • Ben vlerësimin juridik dhe ekonomik të Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor.
  • Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme që klientët kanë bllokuar si garanci për kredinë e marrë si dhe për ato që kanë kaluar në pronësi te Fondit Besa sh.a.
  • Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra.
  • Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
Kërkesë për punësim;

  • Curriculum Vitae;
  • Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  • Dëshmi të ndryshmë kualifikimi;
  • Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  • Fotografi (1 copë)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 10 Shkurt 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet : www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top