• Tirane, ofrohet vend pune Vleresues Demi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
INSIG SHA , Shoqëri Sigurimi me eksperiencë mbi 30 vjeçare në industrinë e sigurimeve shpall 1(një ) vend të lirë pune për:

Vlerësues Dëmesh pranë Departamentit te Vlerësimit të dëmeve me vendndodhje në Tiranë

Kriteret qe aplikantët duhet të plotësojnë janë:

. Te jetë i liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si "Vlerësues i dëmeve materiale (motorike e pronës )dhe shendetësore"me vlefshmëri deri ne vitin 2026.
.Vendbanimi Tiranë
. Mosha deri ne 40 vjeç

Punonjësi do të kryejë këto detyra:

  • Regjistron në Programin e Edusoft të gjitha praktikat e dëmeve materiale TPL, shëndetësore TPL, Kufitare dhe Kasko, brenda ditës së hapjes së praktikes;
  • Kryen ekspertizat e mjeteve të dëmtuara si në rastet kur mjeti paraqitet pranë ambienteve të Departamentit të Vlerësimit të Dëmeve ashtu edhe në vendndodhjen e mjetit apo objektit të dëmtuar;
  • Bën hedhjen e fotove të mjeteve që u është kryer ekspertiza, sipas datës dhe targës së mjetit;
  • Shqyrton dokumentacionin e praktikes së dhënë për vlerësim dhe trajtim dhe harton shkresat drejtuar palës së dëmtuar për plotësimin e dokumentacionit ose vënien e mjetit në dispozicion për kryerje ekspertize;
  • Verifikon mbulimin në sigurim të mjetit shkaktar sipas datës së aksidentit dhe të personave të siguruar;
  • Shqyrton rregullsinë e Procesverbalit të konstatimit të shkeljes ose të vendimit të prokurorisë apo gjykatës lidhur me ngjarjen dhe në raste të pasaktësive apo të metave përgatit shkresën përkatëse;
  • Përgatit brenda afatit 3 ditor shkresën për plotësim dokumentacioni;
  • Verifikon dokumentacionin e praktikes dhe gjykon nëse është rast sigurimi ose jo;
  • Në rast të dyshimeve të arsyeshme kërkon me e-mail nga drejtori i Departamentit investigimin e ngjarjes;
  • Kërkon me e-mail konfirmimin e kryerjes së pagesës së primit për praktikat Kasko si dhe fotot e marrjes në sigurim;
  • Dërgon me e-mail tek mjeket e kompanisë, dokumentacionin përkatës shëndetësor, per përcaktimin e masës së paaftësisë;
  • Përgatit Autorizimin për rastet e vlerësimit të mjeteve të kategorizuara në grupin e I/a;
  • Me miratimin paraprak të drejtorit të Departamentit përgatit Autorizimin për mjetet që do riparohen në servis sipas formularit përkatës dhe e paraqet për nënshkrim tek titullari i Departamentit. Kërkon nga pala e dëmtuar të nënshkruaj marrjen e autorizimit, i jep atij kopjen e Autorizimit për t’a paraqitur pranë servisit si dhe administron Autorizimin origjinal në dosjen e praktikes së dëmit. Kërkon plotësimin e dosjes me Procesverbalet e dorëzimit dhe marrjes së mjetit nga servisi dhe me Deklaratën e pranimit të mjetit pas riparimit dhe faturën përkatëse;
  • Përcakton për çdo rast rezervën e praktikave dhe bën përditësimin e saj sipas ecurisë së trajtimit;
  • Kryen vlerësimin e praktikave harton Relacionin e praktikave;
  • Nënshkruan çdo dokument të përgatitur apo gjeneruar gjate procesit të vlerësimit dhe trajtimit të praktikes;
  • Përgjigjet për respektimin e afateve të trajtimit të praktikave;
  • Përgatit në tre kopje Vendimin e Komisionin të Miratimit të Dëmeve me vlere të barabarte ose mbi 200’000 lekë;
  • Përgatit Miratimin e vlerës për dëmshpërblim, për të gjitha praktikat e trajtuara me vlere nën 200’000 lekë;
  • Përgatit shkresën e Refuzimit të Kërkesës për Dëmshpërblim dhe Vendimin e Komisionit kur vlera e dëmit është objekt i punës së tij;
  • Ben inventarizimin e dokumenteve të dosjes dhe e paraqet për miratim tek drejtori i Departamentit;
  • Është anëtar i Komisionit të vlerësimit të dëmeve kur mjeti i dëmtuar është paleverdi riparimi ose nuk garantohet siguria e tij pas riparimit;
  • Është përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjithë procesit të trajtimit dhe vlerësimit të dosjes deri në plotësimin e Deklaratës së pranimit të vlerës së dëmshpërblimit ose të Deklaratës së riparimit të mjetit në servis;
  • I jep palës së dëmtuar, me gojë ose me shkrim, sqarimet dhe argumentimet e duhura për rastet kur nuk janë dakord me vlerën e miratuar të dëmshpërblimit;
  • Kryen çdo detyre tjetër të dhënë nga Drejtori i Departamentit.
Të gjithe të interesuarit të dërgojnë CV e aplikimit në adresën email: mhasanaj@insig.com.al
 


Apply
Back
Top