• Tirane, ofrohet vend pune Transportues

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Eksperienca
vetem me eksperience
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionet: "Transportues"

Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës


Transportuesi është përgjegjës për dërgimin e porosisë në kohë dhe në destinacionin e caktuar me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Përgjegjës për të gjitha marrëdhëniet me klientin që furnizohet.
2. Përgjegjës për dorëzimin në kohë, destinacion të mallrave të porositura nga klienti.
2. Përgjegjës për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina dhe për dëmtimin e mallit gjatë transportit.
4. Përgjegjës për arketimin e vlerave monetare të faturave të dala nga magazina, përjashtuar faturat që paguhen me bankë sipas kontratave të furnizimit.

Kualifikimet dhe Kërkesat

1. Preferohet të ketë diplomë të shkollës së mesme ose ekuivalente me të.
2. Patentë shoferi e vlefshëm për automjetet e transportit kategoria B
3. Eksperience e mëparshme pune mbi 2 vite
4. Gatishmëria për t'iu përmbajtur rrugëve të përcaktuara, oraret, procedurat e sigurisë dhe ligjet e transportit.

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën hr@eurolabinternacional.com brënda datës 28/04/2025

Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
 


Apply
Back
Top