Tirane, ofrohet vend pune Teknolog/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit kërkon të punësojë: Teknolog/e Ushqimor/eDetyrat
- Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.
- Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.
- Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
- Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
- Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
- Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
- Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
- Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
- Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
- Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në funksionimin e përditshëm të punës.
- Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
- Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.
- Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
- Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.
- Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në “Teknologji ushqimore” ose degë të ngjashme.
- Eksperience pune mbi 3 vjet në industrinë e përpunimit të mishit.
- I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
- Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
- Trajnime në fushën e përpunimit të mishit përbëjnë avantazh
- Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
- Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
Cel. : +355692037422
Apply WhatsApp