• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Rrjeti & Specialist IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Telekomunikacioni
  4. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  5. IT Adminsitrim Rrjeti
  6. IT Teknike | Kompjutera
Eksperienca
vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë Teknik Rrjeti & Spcialist IT për zyrat e saj në Tiranë.Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Rreth Pozicionit
Jemi në kërkim të një Tekniku Rrjeti & Specialisti IT të motivuar, profesionist dhe me iniciativë, i cili do t'i bashkohet ekipit tonë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve IT të kompanisë. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe diagnostikimin e problemeve të rrjetit, si dhe për ofrimin e mbështetjes teknike për përdoruesit e kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore:

Menaxhimi dhe Mirëmbajtja e Rrjetit

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të rrjetit (Routers, Switches, Access Points dhe Firewalls).
  • Monitorimi i performancës së rrjetit dhe diagnostikimi i problemeve të lidhjes në LAN, WAN dhe Wi-Fi.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës fizike të rrjetit, përfshirë kabllimin, rack-et dhe patch panel-et.
  • Konfigurimi dhe administrimi i VLAN, DNS, DHCP, Active Directory dhe politikave bazë të sigurisë së rrjetit.
Mbështetja Teknike (IT Support)
  • Ofrimi i mbështetjes teknike të nivelit Tier 1 dhe Tier 2 për përdoruesit, në distancë dhe në ambientet e kompanisë.
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera periferike.
  • Administrimi i llogarive të përdoruesve në Active Directory dhe Microsoft 365.
  • Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative Windows dhe macOS, si dhe i aplikacioneve të nevojshme për biznesin.
  • Menaxhimi i proceseve të backup-it dhe rikthimi i të dhënave në raste emergjente.
Administrimi i Infrastrukturës IT
  • Mbajtja e inventarit të pajisjeve dhe licencave të softuerëve.
  • Dokumentimi i procedurave teknike dhe krijimi i udhëzuesve për zgjidhjen e problemeve.
  • Bashkëpunimi me ofruesit e internetit (ISP) dhe partnerët teknikë për zgjidhjen e problematikave më komplekse.
  • Kontribut në përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe proceseve IT.
Kualifikimet dhe Kërkesat:

Arsimi

  • Diplomë në Informatikë, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
  • Certifikime profesionale si CCNA, CompTIA Network+, CompTIA A+ ose të ngjashme përbëjnë avantazh.
Përvoja
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm si Teknik Rrjeti, IT Support ose Administrator IT.
Njohuritë Teknike
  • Njohuri të avancuara mbi TCP/IP, DNS, DHCP, VLAN dhe konceptet e rrjetëzimit.
  • Eksperiencë me pajisje Cisco, MikroTik, Ubiquiti, TP-Link ose platforma të ngjashme.
  • Njohuri në administrimin e Windows 10/11, Windows Server dhe Microsoft 365.
  • Përvojë me zgjidhje Backup, Antivirus dhe Endpoint Security.
  • Aftësi të mira në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve hardware dhe software.
Aftësitë Personale
  • Mendim analitik dhe aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve.
  • Komunikim profesional dhe orientim ndaj ofrimit të një shërbimi cilësor.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion.
Gjuhët
  • Shqip – nivel i avancuar.
  • Anglisht – nivel i mirë për leximin dhe kuptimin e dokumentacionit teknik.
Nëse keni përvojë në administrimin e rrjeteve, sistemet operative Microsoft dhe zgjidhjen e problemeve teknike, ju ftojmë të dërgoni CV tuaj në adresën e emailit: hr@kastratigroup.al
 


Apply
Back
Top