Tirane, ofrohet vend pune Teknik Riparimi produkte elektroshtepiake
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim | Reparime
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Elektro-Servis shpk, pjesë e grupit prestigjioz BALFIN, është një kompani lider në Shqipëri e specializuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektro-shtëpiake.
Me një përvojë të gjatë dhe një ekip të kualifikuar profesionistësh, Elektro-Servis ofron shërbime të avancuara teknike dhe zgjidhje inovative për konsumatorët, të përshtatura për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë.
Kompania operon me përkushtim për të garantuar efikasitet, shpejtësi dhe siguri në çdo shërbim, duke ndihmuar klientët të kenë një eksperiencë të plotë pas blerjes së produkteve elektronike. Përmes mbështetjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, Elektroservis shpk synon të jetë zgjedhja e parë e konsumatorëve për shërbime teknike të besueshme dhe profesionale në tregun shqiptar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pranon produktet për riparim dhe konstaton defektet brenda afatit të përcaktuar, në përputhje me udhëzimet e marra nga koordinatori i departamentit;
- Ndjek me përpikmëri procedurat për tërheqjen e pjesëve të këmbimit nga magazina;
- Kryen riparimin dhe testimin e produkteve sipas standardeve të kompanisë;
- Raporton në kohë statusin dhe progresin e produkteve të trajtuara;
- Punon në mënyrë efikase në një ambient konkurrues, duke respektuar afatet dhe objektivat e përcaktuara;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga drejtuesit, sipas nevojave të departamentit.
Kërkesat për Pozicionin:
- Leje drejtimi (patentë) për automjet
- Aftësi shumë të mira në organizim, koordinim dhe planifikim të detyrave;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për të deleguar përgjegjësi dhe për të negociuar në mënyrë efektive;
- Përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj punës.
Apply WhatsApp