• Tirane, ofrohet vend pune Teknik per pajisje Elektroshtepiake

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim | Reparime
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Subjekti: ProZONË shpk
Adresa: Rruga "Mikel Maruli", Komp. “Jora Palushi” TIRANË
Telefon: +355672040997
E-MAIL: info@prozone.al

Shoqëria ProZONË shpk ushtron aktivitetin e saj në Tiranë. Aktiviteti jonë kryesor është asistenca teknike dhe shërbimet e paisjeve elektronike dhe atyre elektroshtëpiake. Për stafin teknik, aktualisht kemi të lirë pozicionin e mëposhtëm për të cilin ofrojme punë me kohë të plotë:

Teknik për shërbime dhe riparimin e paisjeve elektronike / elektroshtëpiake

Si pjesë e ekipit tonë, ne ofrojmë:

  1. Punësim afatgjatë me kohë të plotë (40orë/javë)
  2. Pagesë te kënaqshme dhe stimuluese në përputhje me njohuritë teknike dhe eksperiencën në këtë fushë
  3. Mundësi shumë të mira për rritje të nivelit teknik dhe çertifikime të mëtejshme profesionale

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
  • Kryerja e konstatimeve dhe riparimeve të shërbimeve të kërkuara në ambjentet e kompanisë dhe adresat e klientëve
  • Riparimi në kohë i pajisjeve dhe raportimi i tyre
  • Dokumentimi në mënyrë të saktë i riparimeve të përfunduara
Kualifikime dhe kërkesa të përgjithshme:
  • Preferohet arsimimi profesional dhe/ose eksperienca e mëparshme
  • Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe komunikimi.
  • I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup
  • Leje drejtimi për automjet pune

Të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin +355672040997 për pyetje që mund të keni lidhur me këtë njoftim ose na dergoni ne info@prozone.al CV tuaj.

Ju mirëpresim!
 


Apply WhatsApp
Back
Top