TEG

  • Tirane, ofrohet vend pune Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
Tirana East Gate është qendra më e madhe tregtare në Shqipëri hapur në nëntor të vitit 2011dhe menaxhohet nga ACREM, pjesë e BALFIN Group, grupi më i madh financiar në rajon.

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar shtrihet në disa sektorë, duke përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, edukimin dhe argëtimin. Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje
Departmenti: Mirëmbajtjes Teknike
Vendndodhja:Tiranë
________________________________________________________________________________________________________________________________________

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Tekniku i Sistemeve HVAC në Departamentin e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e detyrave të kualifikuara përsa i përket inspektimit, riparimit, instalimit apo modifikimit të sistemeve ngrohje, ventilim, kondicionim, sistemeve ftohëse dhe pajisjeve që lidhen me këto të fundit. Të performojë mirëmbajtjen dhe shërbimet periodike të pajisjeve HVAC, Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Aspirator, Kondicioner, AHU etj.

________________________________________________________________________________________________________________________________________
Detyrat:
  • Kontrollon, inspekton si dhe kryen mirëmbajtjen periodike (ditore/javore/mujore) sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si Chiller, VRV/VRF, FanCoil kondicionerë.​
  • Monitoron gjendjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda (dyqanet) të kenë temperaturë optimale.​
  • Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendëson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC (kompresor, heat exchangers).​
  • Performon dhe riparon defektet bazike të komponenteve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC si: switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponenteve me panelet e kontrollit).​
  • Konstaton dhe riparon defektet në kanalet e arjit (me material P3 dhe metalik)​
  • Mban shënime në lidhje me problemet dhe materialet që duhen bërë porosi; Mban evidenca të detyrave/punimeve të kryera dhe gjeneron raporte teknike rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve duke i raportuar njëkohësisht problematikat dhe tek Supervizori Mekanik.​
  • Në mungesë të teknikut hidraulik duhet të bëjë kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve të këtij të fundit si dhe të sistemeve të tjera mekanike.​
  • Performon detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.​

________________________________________________________________________________________________________________________________________
Kërkesat e pozicionit të punës:
  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme te tjera mekanike.​
  • Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt te tyre.​
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.​
  • Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve tëe ndryshme të pajisjeve HVAC.​
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj…​
  • Të këtë njohuri per riparimin e kanaleve të ajrit.​

Aftësi personale:
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës.
  • Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë proçeseve të prokurimeve.
  • Aftësi për të punuar në grup.
________________________________________________________________________________________________________________________________________

Kushtet e Punës:
BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 25/03/2026 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje"

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top