• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Frigoriferi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg
NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Teknik Frigoriferi
Departmenti: i Mirembajtjes
Vendodhja: Tirane

Permbledhja e pozicionit:
-Roli kryesor i këtij pozicioni ështe të kryej instalime, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemeve frigoriferike / HVAC / elektrike të qëndrës në tërësi si dhe njësive tregtare.

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Njohuri të standarteve, proçedurave dhe rregullave të ndërhyrjeve në sistemet frigoriferike, kondicionimi dhe paisjeve elektrike.
• Të inspektojë dhomën e kompresorëve dhe ventilatoret për ndonjë anomali.
• Të kontrollojë njësitë e brendshme për funksionim normal të tyre dhe të bëjë zëvendësimin e komponenteve të dëmtuar nëse duhet.
• Kontrolli për rrjedhje, vakum dhe mbushje me gas /vaj.
• Të realizojë kontrollet dhe shërbimet e mirëmbajtjes sipas proçedurave dhe standarteve të përcaktuara nga eprori.
• Monitorimi i alarmeve në sistemet e kondicionimit.
• Instalimi i njësive të reja kondicionim/frigoriferike.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme profesionale ose kurse profesionale.
b.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
• Njohuri shume te mira teknike me te gjitha teknologjite me te fundit.
• Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar
.• I/e orientuar drejt rezultateve

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top