• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Elektrik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Teknik Elektrik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendndodhja:TEG/ACREM

Tekniku Elektrik në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjëndjen teknike të sistemeve.

Detyrat​

  • Është përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë panelet kryesore të tensionit të ulët dhe të mesëm.
  • Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse.
  • Kontrollon nivelin e naftës në gjenerator dhe bën rimbushjen e tij nëse është e nevojshme.
  • Inspekton dhomën e paisjeve elektrike/elektronike dhe panelet për ndonjë anomali
  • Kontrollon llampat dhe transformatorët e llampave dhe bën zëvendësimin e tyre.
  • Është përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
  • Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
  • Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler/hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
  • Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
  • Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike/elektronike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e Departamentit të Mirëmbajtjes Tekinike dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
  • Drejton sistemin e ndezjes/fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar.
  • Kontrollon aparaturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin BMS & Timer.
  • Detyra te tjera qe kryhen bashke me ekipin :
  • Ti përgjigjet thirrjeve për difekte dhe të ndërmarrë hapat e nevojshmëm, si dhe ti raportojë eprorit nëse është e nevojshme.
  • Të kontrollojë gjendjen e derës automatike të ashensorit dhe ti raportojë eprorit nëse është e nevojshme.
  • Të ndezë sistemin e muzikës dhe të sigurohet që muzika luhet në volumin normal.
  • Të mbajë shënim të gjithë leximin e energjisë.
  • Të kontrollojë gjendjen e billbordit vizual me tre panele në hyrje të qendrës.
  • Ti përmbahet preventivit të parashikur dhe miratuar nga supervizori dhe të raportojë për të.
  • Ti monitorojë dekorimin e brendshëm të dyqanit të ri dhe të raportojë për të.
  • Të mbajë ditarin e ngjarjeve të përditshme.
  • Të raportojë punën te supervizori.

Kualifikimet​

  • Kurs ose shkollë profesionale për Teknik Elektrik.
  • Eksperiencë pune minimumi 3 vite në pozicione të njëjta ose të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Shënime​

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga njoftime.com.
Kushtet e Punës
: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 03/03/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Teknik Elektrik”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


 


Apply
Back
Top